Pranë drejtorisë së Tatim- Taksave nga sot do të funksionojë një sportel dedikuar grave sipërmarrëse. Në këtë sportel do u ofrohet asistencë ligjore, këshillim dhe ndihmë grave sipërmarrëse dhe atyre që duan të hapin një biznes të ri në Bashkinë e Tiranës. Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Nevila Xhindi deklaroi se, “Në fund të tetorit, në një tavolinë të rrumbullakët që ne kishim për “Gratë në sipërmarrje dhe pushteti vendor”, kryetari i Bashkisë Basha bëri një premtim për hapjen e një sporteli dedikuar sipërmarrjes femërore dhe sot ja ku e kemi. Bashkia e Tiranës ka bërë përpjekje të vazhdueshme në këto tri vite. Janë hapur rreth 25 mijë vende pune por fatkeqësisht kemi një bllokim politik të investimeve të Bashkisë, investimeve strategjike të Bashkisë dhe 5000 vende të tjera pune nuk janë të hapura. Unë jam e bindur se partneriteti publik-privat duhet të ecë përpara, sigurisht në bashkëpunim me shoqërinë civile. Unë jam shumë e kënaqur që sot kemi realizuar një dëshirë, një kërkesë të ardhur nga shoqata kombëtare e grave afariste, e bërë realitet për Bashkinë e Tiranës, sot kemi një sportel”. Në vijim ajo shtoi se do të ketë një asistencë të vazhdueshme në të gjithë ditët e javës, përveç një dite që do të jetë shumë speciale, ku shoqata do të sjellë stafin e saj, në ndihmë të të gjitha grave që janë të paktën në juridiksionin e Bashkisë së Tiranës.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















