• Latest
  • Trending
  • All

Gazetaria online duhet mbrojtur prej lexuesve rrugaçë

22/12/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 14 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Gazetaria online duhet mbrojtur prej lexuesve rrugaçë

22/12/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Mustafa Nano

U bë kohë, tanimë, që nuk më shkon mendja t’u hedh ndonjë sy komenteve të lexuesve në fund të shkrimeve të mia të publikuara në website të ndryshme.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Kërshërinë e kam ende, ngaqë do të doja të dija se ç’mendojnë të tjerët lidhur me qëndrimet e opinionet që unë kam, por ideja se të shumtat e këtyre komenteve (rëndom të shkruara nga pak vetë, të cilët shfaqen me emra të ndryshëm) janë fyerje, shpifje e shfryrje gjithfarësoji të natyrës vulgare, ma largon këtë dëshirë. Do të ishte një ushtrim i kotë mazokist t’i lexoje ato komente. Unë ia kam lejuar vetes një periudhë mazokizmi kësodore, por nuk m’u desh shumë kohë që të lodhesha nga kjo gjë. E kështu, çfarë shkruhet për mua, e injoroj. Madje, edhe kur më telefonon dikush për të më informuar “dashamirësisht” se çfarë është thënë mbi mua në një website të caktuar, nuk e lejoj ta bëjë këtë. Dhe nuk është se pres të marr vesh nëse janë komente pozitive apo negative. Jo, ia pres hovin qysh në fillim me fjalët: “Jo, faleminderit, komentet e lexuesve online janë gjëja e fundit që më intereson”. E di që nuk është e drejtë, pasi mes lexuesve ka dhe njerëz që bëjnë komente normale, nga të cilat kam se ç’të mësoj, por turbullimi që më provokojnë internautët rrugaçë është më i madh sesa kënaqësia që më japin komentet normale.
E çështja nuk është, kjo merret vesh, veç te një turbullim imi, apo i autorëve në përgjithësi. Çështja është që këto website kanë marrë formën e “mureve të haleve publike” – këtë krahasim e bënte italiani Beppe Severgnini në një artikull të publikuar dje në “Corriere della Sera” – brenda të cilave njerëzit, o për shkak të censurës, o për shkak të një morali të caktuar publik, o për shkak të një qasjeje të fëlligshtë të vetë këtyre, ndiheshin më të lirë për të shprehur ca mesazhe që nuk mund t’i shprehnin dot në publik. Ato mure halesh – po mbetem pak te kjo gjetje e Severgnini-t – kanë qenë një ngushëllim i përkryer e një terapi e shkëlqyer për ata që kanë pasur nevojë t’u japin një zë apo t’u hapin një portë daljeje lapërdhive të tyre të të gjitha llojeve. Vendin e atyre haleve e kanë zënë sot website-t, ku lexuesit e kanë mundësinë për t’u shfryrë si t’u vijë për mbarë, e në këtë mes qari është mbi të gjitha i atyre që, për një rrethanë, për një formim, a për një disponim të tyrin të lindur, kanë shumë zemërim me botën. Dhe nuk ka dyshim se kjo shfryrje u bën mirë. U bëhet gjak e dhjamë.
Mirëpo, ky “gjak e dhjamë” i tyre ka një kosto të madhe. Është një kosto që theksohet edhe prej motivimit të komentuesve perversë që, për arsye nga më të ndryshmet, e tejkalon disa fish motivimin e palës tjetër që, ashtu si puna ime, i kanë dhënë dum punës “të rrinë të tërhequr në shenjtërinë e tyre” e të mos i japin peshë kësaj dukurie. Mirëpo, është një dukuri që meriton vëmendje. Ne që bëjmë gazetari online nuk kemi në dorë që t’i bëjmë këta njerëz t’u rikthehen mureve të haleve ngaqë, edhe nëse u mbyllim dyert e website-ve tona, ata do të gjejnë llagëme të tjera në botën e web-it, ku mund të zbrazen. Por ne duhet të mbrojmë gazetat tona online prej të gjitha përpjekjeve që bëhen për t’na i ndotur. Komentet e ndyra, që nuk synojnë të merren me thelbin e çështjeve të shtruara në shkrimin e një autori të caktuar, duhen censuruar. Ok, ne i jemi gëzuar shpikjes së web-it edhe ngaqë për shkak të tij kanë marrë zë njerëz që më parë nuk kanë pasur zë; kjo ka rritur, dhe e ka bërë më të njëmendtë, pjesëmarrjen në demokraci, gjë që nuk është një arritje e vogël, sidomos kur mbajmë parasysh ndonjë përthyerje që kjo shpikje ka pasur në jetën reale politike, e jo vetëm politike, në vende të ndryshme. Por censurimi i komenteve të ndyra nuk e komprometon këtë arritje. Vështirë të besosh se, me këtë censurim, i bëhet ndonjë atentat demokracisë, apo të drejtave të njeriut, apo nevojës për transparencë të qeverisjes, apo kërkesës për llogaridhënie që ekziston ndaj atyre që kanë në dorë vendimmarrjen, apo vetë gazetarisë serioze e kështu me radhë. Jo, këto komente nuk kanë lidhje me këto kokëçarje të fundit.
Problemi me këta njerëz nuk qëndron vetëm te palavitë që u prodhon truri, por edhe te fakti që në mesazhet e tyre nuk bartin asnjë ide e nuk lënë të nënkuptohet asnjë dëshirë e tyrja për të marrë pjesë në një diskutim serioz e publik. Nëse do të kishin ide për të shprehur e nëse do të kishin dëshirë e aftësi, për të marrë pjesë në diskutime publike, do të bënin shkrime vetë e nuk do të mjaftoheshin me komente-pusi në fund të shkrimeve të të tjerëve. E më në fund, problemi me këta njerëz qëndron edhe te fakti tjetër (që mua më duket me shumë rëndësi) që ata, në ndryshim nga ne që nxjerrim fytyrën në shesh, fshihen pas emrave të rremë. Siç shihet, “gara” mes tyre e autorëve publikë është jo vetëm një garë e kotë dhe e padrejtë, por edhe e pabarabartë. Si mund të hahesh me një njeri të pafytyrë? (“i pafytyrë” në këtë rast duhet marrë edhe në kuptimin literal, d.m.th. i maskuar, edhe në kuptimin metaforik, d.m.th. i paturpshëm).
Është e mundur të biem dakord të gjithë me censurimin e këtyre komenteve? Apo s’është e thënë që të biem dakord që të gjithë? Në fakt, ekzistojnë disa website shqiptare që bëjnë censurimin e komenteve të ndyra, por në rrethana të tilla ekziston mundimi i zgjedhjes mes audiencës së madhe nga njëra anë e standardit etik nga ana tjetër. Audienca e madhe e një website që, sipas shumë gjasash, vjen edhe prej lirisë që kanë lexuesit për t’u shprehur pa kufizime në atë website (audienca nuk shpjegohet veç me këtë, sidoqoftë), shoqërohet me përfitime të natyrës financiare (në formë reklamash), ndërsa respektimi i një standardi etik shoqërohet me kënaqësi e mirënjohje të natyrës jo materiale. Kuptohet, nuk është e lehtë ta zgjedhësh këtë të dytën. Por një gjë duhet bërë, megjithatë. Lexuesit gojëndyrë duhen mbajtur larg prej gazetave online. Në mos, ka për të ardhur një ditë që gazetaria online do të jetë e tëra në funksion të tyre.

Previous Post

Ligji antiduhan, gjobiten 6 klube nate në Tiranë

Next Post

Haradinaj: PDK-LDK do ta varfërojnë popullin

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Haradinaj: PDK-LDK do ta varfërojnë popullin

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.