Sindikata e Arsimit i ka dhënë ultimatum qeverisë që deri më datë 10 janar të reflektojë për ngritjen e pagave për 25% dhezbatimin e kontratës kolektive, përndryshe do të hyjnë në grevë.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari tha se do të presin reflektimin e Qeverisë përndryshe e kanë mbështetjen e të gjitha degëve në Kosovë për të hyrë në një grevë të përgjithshme, citon Express.
Edhe kryetarët e sindikatave të komunave kryesore të Kosovës i kanë dhënë mbështetje të plotë kryesisë së SBASHK-ut, për kërkesat për rritje të 25% të pagave dhe zbatimin e kontratës kolektive.
















