Një mësuese ka rënë në pranga, pasi ka goditur Drejtoreshën e Zyrës Arsimore në Elbasan, teksa kërkonte një vend pune. Pas përgjigjes negative që ka marrë mësuesja nga ana e drejtoreshës, ka ndodhur që të dy palët të kenë debatuar dhe më pas situata të agravonte në dhunë.
39 vjeçarja Arta Gugu është arrestuar nga policia në kushtet e flagrancës, pasi kagoditur me shpullë zyrtaren e lartë të arsimit në Elbasan.
Ndodhur në këto kushte, Drejtoresha Arsimore, J.Cungu, ka denoncuar në polici 39 vjeçaren, pas dhunës së ushtruar ndaj saj. Lidhur me këtë situatë, drejtoreshaka bërë denoncimin në polici, duke çuar në arrestimin e mësueses.
















