Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në fshatin Haraçinë të Shkupit, ku një 11-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga dymakina.
Fjolla S. ka qenë duke u kthyer nga shkolla, kur u përplas për vdekje nga dy makina në lëvizje.
Teksa ajo po kalonte rrugën, u përplas nga një makinë “Golf” e drejtuar nga A.B.
Si për ironi të fatit, një tjetër makinë “Golf” e drejtuar nga I.V do të vinte me shpejtësi dhe do të shtypte 11-vjeçaren.
Si pasojë e goditjeve të rënda, Fjolla ndërroi jetë gjatë rrugës në spital.
















