Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot qytezën e Maliqit, ku kainspektuar disa projekte rehabilituese për këtë zonë, por nuk ka nguruar t’i këshillojë banorët të paguajnë energjinë elektrike.
Mësohet se kreu i qeverisë kainspektuar projektin e rehabilitimit të trotuareve dhe një fabrikë peltesh, ndërsa është shprehur: “na kritikojnë se po i bëjmë gjërat shpejt. Ne themi nuk kemi bërë sa duhet. Do mbështesim sipërmarrjet e mëdha”.
Ndër të tjera Rama është shprehur se: “do të kalojmë nga faza e mbijetesës në të mirëqenies”.
Pas takimeve në Maliq kryeministri Edi Rama u nis drejt Korçës.
















