Behgjet Pacolli është shprehur se politikanët e Kosovës duhet ta vizitojnë edhe Veriun.
Duke iu referuar shkrimeve të fundit në media, ku thuhet se politikanët kosovarë për të shkuar në veri duhet të marrinleje tek autoritetet në Beograd,Pacolli tha se kur ka qenë president ka shkruar në veri dhe nuk ka pyetuir askënd.
“Ditët e fundit gazetat po shkruajnë se krerët e Republikës së Kosovës mund të shkojnë në veri vetëm duke marrë leje në Beograd. Nuk dua ta besoj dhe e konsideroj të papranueshëm këtë lajm. Nëse do të ishte i vërtetë do t pyesja seriozisht: si e konsiderojnë liderët tanë atë pjesë të Kosovës dhe kënd e përfaqësojnë ata? Në tri vizitat si president i vendit, në muajin e parë të punës sime në pikat kufitare në veri të Kosovës dhe në qendrat e banuara më së shumti nga qytetarët e etnisë serbe (shikoni fotot), u shfaq fuqishëm shteti ynë, shteti i Kosovës. Unë askënd nuk e pyeta për ta vizituar veriun (Mitrovicën e veriut dhe kufijtë e shtetit në veri). Për mua vizitat në veri të Kosovës duhet të jenë rutinë, asgjë e jashtëzakonshme dhe për to nuk duhet të kërkohet leje prej askujt”, kashkruar Pacolli në profilin e tij në Facebook.
















