Menjëherë pas etiketimeve qëKryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Edi Paloka i bëri koleges së tij Mesila Doda, si marionetë e Ramës në lidhje me depozitimin e një drafti për hapjen e dosjeve, përmes Facebook-ut ajo hedh akuzën e radhës. Ajo e konsideron Edi Palokën si marionetë të Erjon Veliaj.
“Marioneta e Erion Velisë????
Para disa javësh, kur dorëzova ligjin e lustracionit në Kuvendin e Shqipërisë, ndodhi një dukuri politike mjaft e pazakontë, kryetari i grupit brënda 10 minutash nga dorëzimi i ligjit, etiketoi deputetë firmëtarë të ligjit të shoqërisë civile marionetat e dyshes Rama-Meta.
Qysh prej asaj dite, ka filluar një rrjedhë tjetër e ngjarjeve. Ministri Erion Veliaj bën gati një draft paralel për dosjet, një draft që mbron zyrtarët e inkriminuar, por që bën një hapje dosjesh pa emra dhe pa lustracion.
Përtej faktit që kjo është një procedurë e pandodhur kurrë më parë, një ligj që pritet të shqyrtohet dhe një tjetër që pritet të miratohet në qeveri, për të njëjtën çeshtje, shoh që ka një heshtje zyrtare opozitare ndaj këtij drafti të fundit, kur herën e parë u deshën vetëm 10 minuta për ta etiketuar….drafti i Velisë, jo vetëm dëmton thelbësisht çështjen e dosjeve dhe lustracionit, por prek thelbin e sistemit demokratik, ndërsa kthen Parlamentin dhe shoqërinë civile në një aneks të ekzekutivit….
A thua kemi mbërritur mes vedi, në ditën që duket më i ëmbël aksioni politik i kundërshtarit se ai i deputetit të opozitës???? A më lind e drejta që po me të njëjtat standarte që nxitoi kryetari i grupit të etiketonte deputetë si marionetat e Ramës, sot ti them se është marionetë e Erion Velisë???, ka shkruar më tej ajo















