Ivica Daçiç i plotëson dëshirën kryeministrit Edi Rama duke kenduar në mbrëmjen ceremoniale për pjesëmarrësit e samitit Kinezo-Ballkanik që mbylli dje punimet ne Beograd, këngën “O sole mio”.
“Daçic ‘O sole mio’ e ka kënduar edhe në mesin e nëntorit në po ashtu në një mbrëmje ceremoniale, kur kryeministri shqiptar, Edi Rama ishte për herë të parë në Beograd. Tash, derisa pjesëmarrësit u relaksuan nga samiti, Rama në një moment ka thënë se muzikantët nuk po bëjnë muzikë edhe aq të mirë dhe se do të ishte mirë që Daçiqi të këndonte ‘O sole mio’. Ai këtë e pranoi dhe përveç kësaj këngë i këndoi edhe dy tjera, ‘Santa Lucia’ dhe ‘Zhal’ të Shaban Shauliqit”, kanë thënë burime të gazetës serbe “Blic”.
















