Kreu i delegacionit të Kuvendit të Serbisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Aleksandra Gjuroviq thotë se Kosova e ka të vështirë të anëtarësohet në këshillin e Evropës.
Pavarësisht faktit se Kosova njihet nga 34 vende nga gjithsej 47 shtete të Këshillit të Evropës, Gjuroviç beson se anëtarët e tjerë do ta bllokojnë Kosovën për tu anëtarësuar në KE.
Anëtarësimi në Këshillin e Evropës bëhet me mbbështetjen e 2/3 të vendeve anëtare të KE-së.
Sipas saj, takimi djeshëm i Hashim Thaçit me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thobjorn Jaglandin, ishte i natyrës kuortazie pas ardhjes së Thaçit ne postin e Ministrit të Jashtëm.
















