Ministri i Brendshëm SaimirTahiri ka përgëzuar Policinë e Shtetit për përfundimin me sukses të operacionit përarrestimin e autorëve të dyshuar të grabitjes spektakolare te TEG.
“Babagjyshat? Një tjetër rezultat që dëshmon se Policia e Shtetit është plotësisht në krye të detyrës”, thotë ai.
Tahiri paralajmëron më tej se “Kush merr guximin të bëjë krim, duhet të presë ditën për të dalë para drejtësisë. Shqipëri e sigurtë, bashkë me qytetarët e ndershëm. Bravo”.
















