Zyra e Bashkimit Europian dhe vendet anëtare të Bashkimit Europian që janë të pranishme në Kosovë kanë bërë atë që nuk e kanë bërë autoritetet e Kosovës.
Ata kanë diskutuar për çështjen e migrimit masiv të qytetarëve duke kërkuar ngaQeveria që të merren me trafikantët dhe arsyet që po shtyjnë qytetarët për të migruar.
Përfaqësuesit e Zyrës së BE-së dhe të shteteve anëtare të BE-së në Kosovë, në kontekst të Bashkëpunimit Lokal për Shengen, janë takuar për të diskutuarçështjen e rëndësishme të rritjes së numrit të qytetarëve kosovarë që po lëshojnë vendin për të udhëtuar për në Bashkimin Evropian, madje edhe duke kaluar ilegalisht kufirin për në BE.
I pranishëm në këtë takim ishte Shaban Guda, shefi i Policisë Kufitare të Kosovës, i cili foli për gjendjen aktuale me migrimin ilegal dhe për masat parandaluese që po i ndërmerr Qeveria e Kosovës, raporton Express.
Bashkimi Evropian, duke parë fenomenin në rritje të migrimit masiv të shqiptarëve nga Kosova, ka kërkuar nga qeveria që të marrë masa kundrejt këtij fenomeni.















