Aksioni i OSHEE-së, kundër abuzimit me energjinë elektrike, ka vijuar në fshatin Oblikë në Shkodër. Përveç faturave të papaguara, rreth 100 familjeve në këtë fshat u janë vendosur edhe gjoba për shkak të ndërhyrjeve të paligjshme në matësat e energjisë. Banorët i cilësojnë gjobat marramendëse, ndërsa shprehen se nuk kanë mundësi t’i paguajnë.
Shumica e familjeve në komunën e Oblikës trajtohen me ndihmë ekonomike, ç’ka vështirëson edhe më tej situatën për shlyerjen e debive dhe gjobave. Banorët shprehen të gatshëm të paguajnë faturat e prapambetura, por jo gjobat.
Ndërkohë, mes banorëve ka edhe nga ata që shprehen se rezultojnë debitorë edhe pse kanë libreza të vulosura.
Debitor ndaj OSHEE-së rezulton edhe vetë kryekomunari Xhevat Mollca, me 10 milionë lekë të vjetra.
















