Rrugët në kryeqytetin e Serbisë,Beograd janë zbrazur dhe janë marrë masa të rrepta sigurie për të pritur 16 kryeministra të vendeve të Ballkanit që do të jenë mysafirë të samitetit të tretë kinez që mbahet në Serbi.
Zyrtarë kinezë kanë premtuar se do t’i investojnë 10 miliardë euro në Ballkan.
Nëpër rrugët e Beogradit valojnë flamuj të Serbisë dhe të Kinës.
Ambasadori kinez në Beograd, Li Mançang, deklaroi se investimet në secilin shtet të Ballkanit do të varen nga fakti sesa efikase janë qeveritë përkatëse.
Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në samitin kinez nëBeograd. Shqipëria pret investime kineze rreth transportit detar, energjisë dhe fushave tjera.
Në këtë ceremoni nuk do të jetë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, të cilit nuk i ka ardhur ndonjë ftesë nga zyrtarët kinezë.
Rreth 1400 biznese kineze funksionojnë zyrtarisht në Serbi.
Kinezët në Serbi janë konkurrent të fortë në biznes, duke sfiduar fuqishëm Turqinë dhe Bashkimin Evropian.
















