• Latest
  • Trending
  • All

Shpikja banale e Marifete Jahjagës

14/12/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Shpikja banale e Marifete Jahjagës

14/12/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Mero Baze

Një nga kryetarët e partive opozitare, që kanë gjashtë muaj jashtë parlamentit, e arsyetoi sot nevojën e kthimit në Kuvend para datës 18 dhjetor, kur u skadon dhe mandati i deputetit, me faktin që në Shqipëri do të vijë presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe ata duhet të jenë në parlament. Biles, për ta bërë më komike gjithë këtë situatë, e përmendi këtë dhe si një kontribut “për çështjen kombëtare”, një term që tani nuk ka kuptim kur përmendet nga politikanët shqiptarë.
Si çdo histori që përsëritet, edhe kjo e bojkotit pa shkak të PD, po kthehet në histori komike. I ka kapur të gjithë një siklet i paparë se si ta justifikojnë kthimin në Kuvend. Po i bien më qafë Merkelit, Bashkimit Evropian, Shultzit, parlamentarëve të tjerë evropianë, dhe në fund janë katandisur tek Atifete Jahjaga, si për të na mbushur mendjen se kthimi i tyre nuk bëhet se ka nevojë parlamenti , por se ka një interes të madh ndërkombëtar dhe kombëtar, që fare papritur, koinçidon me afatin e djegies së mandateve.
Kjo ja heq dhe atë pak seriozitet që pati ikja e tyre nga Kuvendi dhe që lidhet me dhunën ndaj një deputeti. Për të respektuar së paku atë pak shkak që kishte, është mirë të kthehen pa dhënë asnjë shpjegim. Askush nuk ka për t’i pyetur pse u kthyen, dhe askush nuk do besojë Aldo Bumçin kur të thotë ndonjë budallëk ndërkombëtar për këtë çështje. Të gjithë e dimë përse ikën e përse do kthehen, ndaj kjo estrada e gjetjes së një ndërmjetësi ndërkombëtar për t’u kthyer vetëm sa bën gjithçka qesharake.
Por, në këtë mes edhe më qesharake bëhet përdorimi i vizitës së presidentes Jahjaga në Tiranë pas një jave.
Zonja Jahjaga është një figurë e pangjashme politike me dikë nga Shqipëria. Ajo nuk është një presidente e zgjedhur, por e përzgjedhur për të qenë presidente e një vendi, i cili ka boll telashe me tekat e politikanëve të vet. Ajo u zgjodh fillimisht si produkt i një marrëveshje që ofronte një mandat të shkurtuar për të, por pastaj marrëveshja ra dhe bashkë me të dhe aktorët e saj. Zgjedhjet e reja prodhuan një realitet të ri politik, i cili futi vendin në krizë, dhe presidentja për 6 muaj ishte i vetmi person legjitim i atij vendi, që nuk zgjidhte dot as krizën dhe as qeverinë.
Ajo nuk është aq ushtare sa Bujar Nishani kur vjen fjala për të qenë formalisht presidente. Ndaj saj nuk ka ngarkesë negative në Kosovë, për shkak se thuajse s’ka asgjë në dorë. Të gjithë bëjnë kujdes të kenë një raport protokollar me të.
Ka evoluar shumë prej kohës që u përzgjodh si presidente nga një ish- ambasador amerikan në Kosovë. Lexon më lirshëm, vishet më mirë, flet më qartë, dhe del më shumë në televizion. I pëlqen Shqipëria dhe vjen zakonisht për shopping tek TEG apo për pushime në Dhërmi dhe Durrës. Është një grua modeste, të cilën pak vet kanë mundur t’i zemërohen në Kosovë për atë që nuk bën dot.
Ti japësh një mision politik ardhjes së saj zyrtare në Shqipëri, si presidente e Kosovës, dhe më keq akoma, ta përdorësh këtë si alibi për t’i dhënë fund një bojkoti qesharak, në të vërtetë e bën shumë joserioze situatën. E bën joserioze, pasi zonja Jahjaga vjen rregullisht çdo muaj në Tiranë për hesap të vet, dhe po të ishte ajo çelësi i kthimit të opozitës në Kuvend, kishte lënë një fundjavë argëtimet e saj dhe ishte marrë me këtë punë.
Nga ana tjetër, zonja Jahjaga ka nevojë për leksione të gjata ta kuptojë këtë krizë. Duhet t’i shpjegoni pse ikën nga Kuvendi, kush rrahu kë, pse pastaj më vonë kur ata u morën të pandehur nuk u kthyen, çfarë kërkesash janë shtuar rrugës dhe pse të gjitha këto duhet të bien, po tha një fjalë ajo. Zonja Jahjaga ëhstë një grua modeste, të cilën fati e ka përkëdhelur vetëm kur është bërë papritur presidente, por pastaj nuk është se ka patur shumë fat me rëndësinë e saj. Kjo do të jetë një kompetencë e pakuptueshme për të, shumë e madhe, por dhe shumë e pashpjegueshme, përse duhet ta zgjidhë ajo këtë punë. Vetë në Kosovë nuk ja doli dot për gjashtë muaj ti ulte të vetët në një tryezë e të merreshin vesh për qeverinë e dalë nga zgjedhjet, dhe nuk e kupton se si do t’ia dalë këtej kufirit të futë në parlament opozitën, e cila ka gjashtë muajve rrugëve.
Zonja Jahjaga është grua e mirë dhe nuk përton të përcjellë çfarëdo fjale që ti vënë përpara, dhe ndjehet e nderuar për këtë gjë. Vetëm se votuesit e opozitës që janë në Shqipëri, do ta arkivojnë këtë ngjarje jo si vizita e presidentes Atifete Jahjaga, por si shpikja e “Marfietit” Jahjaga për t’u kthyer në Kuvend. Dhe maksimumi do qeshin.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025
Previous Post

Të jesh, të dishë, apo të keshë …?!

Next Post

De Rada dhe problemi pellazgjik

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

De Rada dhe problemi pellazgjik

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.