Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriç ka biseduar me zyrtarë të Prishtinës në prag të krijimit të Qeverisë së re të Kosovës. Në një intervistë për mediat serbe, ai nuk ka dashur të tregojë se me cilët zyrtarë në Prishtinë duke u arsyetuar se nuk dëshiron që bashkëbiseduesin “ta vë në situatë të pakëndshme”.
“Dëshiroj të theksoj se është sukses i madh që krijimi i ASK-së është pika numër një e marrëveshjes qeverisëse në të cilën bazohet Qeveria krahinore, dhe për ç’shkak, tash, nën presion dhe në shënjestër të sulmeve politike gjenden edhe disa nga politikanë që në të kanë marrë pjesë nga pala shqiptare”, ka deklaruar drejtori i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq në intervistën për agjencinë Beta, transmeton Koha.
Me marrëveshjen e koalicionit, ka shtuar ai, parashihet që Kisha Ortodokse serbe të gëzojë pavarësi të plotë në punën e saj dhe t’i kthehet pasuria e marrë.
Ai ka thënë se Qeveria e re krahinore duhet të jetë qeveri e bashkimit serb në Kosovë dhe kjo do të thotë se ministrat serbë dhe nënkryetarët e Qeverisë, zëvendësministrat dhe udhëheqësit e organizatave të tjera duhet të vijnë nga të gjitha rajonet në të cilat jetojnë serbët në Kosovë.
Gjuriq ka thënë se është koha që “në Kosovë në vendet me shumicë serbe gjykatës dhe prokurorë të jenë serbët”
Lidhur me të ashtuquajturin “Park i Paqes” (barrikadë) në Mitrovicë ai tha se së pari duhet të bëhet vlerësimi teknik i Urës dhe prefektët e qyteti duhet ë merren vesh për zgjidhjen që do t’i kënaqte të gjithë qytetarët dhe se për gjetën e kësaj zgjidhjeje “nuk do të preket asgjë “.
Duke folur për formimin Ushtrisë së Kosovës ai ka thënë se kjo bie ndesh me Marrëveshjen e Kumanovës, por ka shtuar se “ata, nominalisht, në letër kanë çarmatosur UÇK-në por në të vërtet në uniforma vetëm ndërruar shenja dhe e quajtur Trupat Mbrojtëse të Kosovës”.















