Tiranë, 13 dhjetor 2014, NOA.al- Partia Demokratike denoncoi atë që e quajti mashtrim publik me paketat e mjekimit në spitalet private. Kreu i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Tritan Shehu, deklaroi se Qeveria e majtë këto ditë po tenton të shesë si një risi, pak paketa mjekimi në disa institucione private. Në një dalje për mediat nga selia blu ai tha se kjo nuk është nje “risi”, por mashtrim ndaj publikut dhe se të tilla paketa ka vite që aplikohen si për dializën, duke zgjidhur një problem të madh, për trapiantet renale, implantin koklear, etj. Sipas tij, ky është një proces tashmë i filluar prej vitesh në bashkëpunim me privatin dhe i financuar nga Fondi i Sigurimeve, dhe jo një risi. “Më në fund socialistët po e pranojnë rolin partner të privatit në sistemin tonë shëndetësor, mbasi e anatemoi atë!! Ky është sot një proces gjysmak e konfuz: Nuk respektohet e drejta e pacientit për të zgjedhur shërbimin mjekësor të konvencionuar që ai dëshiron. Kështu procedura është ekstremalisht e centralizuar. Janë përfshirë shume pak patologji. Për cdo patologji, përfiton një numër shumë i vogël të sëmurësh. Privati ka shumë më tepër kapacitete. Është një fishekzjare. Nuk arrijnë të bëjnë privatin pjesë integrale të sistemit shëndetësor. Vlerat e pagesave për shërbimin e ofruar janë shumë të përgjithshme. Paketa paguese është e cunguar. Nuk llogariten ekzaminimet e ditë qëndrimi para operacionit. Nuk llogaritet ditë-qëndrimi mbas operacionit. Llogariten vetëm dy ditë terapi intensive krejt të pa mjaftueshme. Nuk llogariten e nuk pranohen të shtohen shpenzimet për komplikacionet e mundshme mbas operacionit. Për këto procedura shoqëruese të domosdoshme, duhet t’i paguaje pacienti institucionet private”, u shpreh Shehu. Ai tha se politikanët e majtë duke mos pasur guxim të pranojnë publikisht spekulimin me gënjeshtrën e “shëndetësisë falas”, në këtë vendim ndalojnë bashkëpagesën legale logjike dhe stimulojne kështu “bashkëpagesën” e paligjshme. Shehu bëri me dije se finacimet për realizimin e këtyre paketave vijnë nga kontributet direkte të qytetareve, ose nga taksimi i përgjithshëm, duke nënvizuar se asgjë nuk ka falas, aq më shumë shëndetësia. Ai shtoi më tej se këto tentativa nuk zgjidhin problemet e mëdha të sistemit dhe se sipas tij të ecësh kështu do të thotë të ecësh me hapat e breshkës. Shehu e mbylli fjalën e tij duke thënë se, “Vendi ka nevojë për ritme të tjera zhvillimi”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















