Përgatiti: Elmaz Fida
Kevin Stefan është një djalë njëmbëdhjetë vjeçar. Ai është duke luajtur bejsboll në fushën e shkollës së tij fillore. Të gjithë fëmijët kanë rrethuar fushën duke ndjekur me kureshtje ndeshjen. Vetë Kevin guan topat dhe duke qartë që ishte tejet i entuziast.
Por, ndonjëherë gjërat marrin një rrjedhë krejt të ndryshme nga ajo që pritet. Është pikërisht kjo ajo që ndodhi me Kevin. Teksa shoku i tij që priste topat me shkopin e bejsbollit, po stërvitej për pritjen e topit e vërviste shkopin në ajër me sa fuqi kishte. Në një moment shkopi i rrëshqet nga duart dhe fluturon në ajër për tu ndalur tek shënjestra, e cila në këtë rast ishte kraharori i Kevin. Goditja ishte e fortë dhe Kevin u shemb përtokë menjëherë. Zemra i pushoi së rahuri për shkak të forcës së madhe me të cilën e goditi shkopi i bejsbollit.
Në mënyrë të pavetëdijshme, një nga nënat e fëmijiëve që edhe ajo po ndiqte ndeshjen, kërceu nga stoli i saj dhe u nis ti japë ndihmën e shpejtë. Në fakt, Peni Braun nuk duhej të ndodhej aty në ato çaste, por gjërat kishin rrjedhur në mënyrë të çuditshme, siç thotë dhe ajo. Peni ishte infermiere në spital dhe atë ditë i ishte kërkuar të ndryshojë turnin nga i parë në i tretë. Meqë ishte e lirë, ajo vajti të ndjekë ndeshjen e klasës së djalit të saj.
Ajo u turr drejt Kevin i cili kishte humbur ndjenjat dhe i kishte ndaluar zemra. Fytyra e tij kishte filluar të mavijosej, gjë e cila tregon se truri nuk furnizohej me oksigjen. Falë aftësive të saj profesionale, Peni i shpëtoi jetën Kevinit të vogël.
Kalojnë vite dhe Kevin fillon e aktivizohet me grupet skautiste, ku mësoi shumë shkathtësi dhe teknika për ofrimin e ndihmës së shpejtë për personat në nevojë.
Kevin, jo vetëm që arriti nivelet më të larta në qendrat e skautizmit, por ai u shqua dhe u dallua më së shumti për shpirtin e tij human në shërbim të njerëzve në nevojë. Ai shërbeu disa kohë vullnetarisht edhe me zjarrfiksen e qytetit, ku mësoi shumë gjëra si të shpëtojë jetën e njerëzve në gjendje kritike, si ajo gjendje që ai kishte kaluar më parë.
Gjatë kohës që kryente studimet në shkollë të mesme, ai punonte në një restorant si pjatalarës me qëllim që të sigurojë ca të holla dhe të mund të vazhdojë studimet universitare.
Një ditë, në restorantin ku ai punonte ndodhi diçka e papritur, gjë e cila theu rutinën e punës së tyre të përditshme. Atë ditë Kevin ishte i mbytur me punë, duke larë pjatat e shumta që i ishin grumbulluar. Ndërkohë që punonte me gjithë kapacitetin e tij, dëgjon një britmë të madhe që vinte nga restoranti, e pasuar me një zhurmë dhe kaos mes klientëve.
Të gjithë, klientë e punonjës u grumbulluan pranë një tavoline. Kevin la punën dhe u drejtua me vrap drejt tavolinës, ku pa një zonjë e cila qëndronte në këmbë me sytë e zgurdulluar dhe me fytyrë të mavijosur, ngjyra e vdekjes. Duart që i dridheshin i kishte tek fyti. Një kafshatë ushqimi i kishte ngecur në fut dhe i kishte bllokuar frymëmarrjen. Ajo e ndjente se po prekte murin e vdekjes.
Në çast, Kevin i shkon pas e rrethon me krahët e tij, i kap fort duart në drejtim të kraharorit të zonjës dhe e shtyp fort nga poshtë lart. Një herë, dy, tre, katër… dhe kafshata që i kishte mbetur në fyt del. Zonjës i kthehet ngjyra e jetës sërish dhe të gjithë marrin frymë të lehtësuar.
E dini kush ishte kjo zonja?
Po, ishte pikërisht infermierja Peni Braun, e cila vite më parë i kishte shëptuar jetën Kevinit, pothuajse në të njëjtat rrethana.
Morali:
Bëje të mirën sot, ajo do e gjejë rrugën për tek ti nesër!
















