Julian Sinanaj është bashkëpunëtor i drejtësisë në çështjen e “Bandës së Tritolit”. Megjithatë, ai shpërtheu në akuza ndaj prokurorisë e policisë në seancën e radhës që u mbajt në Gjykatën për Krime të Rënda. Vrasësi me pagesë i tha gjykatëses Flora Hajredinaj se disa eksponentë të botës së krimit, emrat e të cilave gjendeshin në dëshminë e tij, nuk ishin arrestuar ende. Për këtë ai akuzoi prokurorinë dhe policinë, si të korruptuara. “Nuk bëhet gjyq me polici e prokurori të korruptuar”, u shpreh ai.















