Eshtë nënshkruar sot marrëveshja mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila mundëson krijimin e qeverisë dhe institucioneve në këtë vend.
Të dy liderët e partive kanë falënderuar njeri-tjetrin dhe kanë konfirmuar vullnetin për të bashkëpunuar për 4 vitet ardhshme. Thaçi deklaroi se ky koalicion bëhet për të mirën e qytetarëve të Kosovës,për të përmirësuar rendin dhe sigurinë. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa, i cili tha se marrëveshja është në interes të Kosovës, prosperitetit, zhvillimit ekonomik.
Menjëherë pas nënshkrimit pritet të mbahet seanca e Kuvendit.
Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, gjatë ditës së djeshme kanë mbajtur takimin radhës bashkë me disa anëtarë të tjerë të partisë së tyre. Aty u fol për marrëveshjen mes tyre, për seancën e Kuvendit, për ministrat e shumë të tjera. Sipas deklaratave të mëparshme, Isa Mustafa do të jetë kryeministër i Kosovës, ndërsa Hashim Thaçi do të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm.
Në takim u fol për mbajtjen e seancës, ndërsa menjëherë pas kësaj Flora Brovina u kujdes për procedurat e ftesat për thirrjen e seancës, e cila pritet t’i japë fund ngërcit politik në Kosovë.
Seanca ku pritet të zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit, e më pastaj të zgjidhet edhe kryeministri dhe kabineti i ri qeveritar, do të mbahet sot në orën 12:00.
Kadri Veseli Kryeparlamentar, LDK nuk ishte unike në votim
Kadri Veseli është zgjedhur në krye të parlamentit duke marrë 71 vota kundër ka marrë 42. LDK nuk ishte unike në votimin për Kryeparlamentar.
“Me 71 votë z.Kadri Veseli zgjedhetg kryetar i Kuvendit” ka thënë Brovina.
Marrëveshja: Mustafa Kryeministër, Veseli Kryeparlamentar, Thaçi pret që të bëhet President

PDK dhe LDK kanë rënë dakort që Isa Mustafa të jetë kryeministër i vendit. Posti i kryeparlamentarit do t’i takojë PDK-së, gjegjësisht nënkryetarit të kësaj partie Kadri Veselit.
Në marrëveshje është ndarë edhe posti i presidentit të vendit, të cilin në vitin 2016 – pas përfundimit të mandatit të presidentes aktuale Atifete Jahjaga – atë do ta marrë kryetari i PDK-së Hashim Thaçi.
PDK dhe LDK do të caktojnë nga një zëvendëskryeministër. Marrëveshja parashikon që ndarja e komisioneve të Kuvendit të Kosovës të bëhet në mënyrë të barabartë.
PDK dhe LDK nënshkruan që për secilën ministri të emërojnë nga dy zëvendësministra, njëri nga radhët e PDK-së dhe tjetri nga radhët e LDK-së, mirëpo ky numër mund të ndryshojë me pajtimin e palëve.
PDK dhe LDK kane rene dakort gjtihashtu që udhëheqja e komisioneve të caktuara parlamentare të bëhet sipas parimit të ndarjes së barabartë. Marrëveshja garanton edhe atë se vendi do të qeveriset në bazë të programit qeverisës të harmonizuar ndërmjet PDK-së dhe LDK-së.
















