60-vjeçari Mango pësoi një atak kardiak teksa mbante një koncert në “Pala Ercole”, provinca e Matera-s. Menjëherë ai është transportuar në spital për t’iu dhënë ndihma mjekësore, por ai ka mbërritur aty pa jetë. Thuhet se ai ka qenë duke performuar një ndër këngët e tij më të njohura, “Oro”, kur ai ka pësuar atakun kardiak. Këngëtarin e njohur për mjaft këngë të tij, ndër to “La Rondine”; “Amore per te”; “Lei verra”, e kanë shoqëruar në spital dhe fansat e tij të shqetësuar. Ata kanë shprehur dhimbjen për humbjen e tij në rrjetet sociale. Ndër sukseset e shumta të këngëtarit 60-vjeçar Giuseppe Mango, renditet dhe “Çmimi i Kritikës”, i fituar në ’85-ën, në festivalin e “Sanremos”. Shumë këngë të tij janë risjellë nga këngëtarë të tjerë si: Mina, Patty Pravo, Mia Martini, Mietta, etj.

















