• Latest
  • Trending
  • All

Unë doktori dhe frika nga historia

08/12/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Unë doktori dhe frika nga historia

08/12/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Carlo Bolino

“BUNK’ART” nuk është një muze i Enver Hoxhës, por ekzaktësisht e kundërta.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Nuk e kisha menduar se do të më takonte mua të tregoja kuptimin e “BUNK’ART”, duke parë lumin e fjalëve që u shkruan për të. Vetëm 48 orë pas hapjes së tij për publikun, e pasqyruan mediat e gjithë botës: nga Shtetet e Bashkuara në Australi, nga Gjermania në Japoni, nga Turqia në websitet e Bangkokut. Por, duke “shfletuar” internetin hasa në një krahasim qesharak: Sali Berisha ka kuotuar punën time 1 milion euro, tamam sa pagoi ai për koncertin që organizoi dy vite më parë në nder të Çiljetës. Atëherë po mendoja, se përtej batutës së pavërtetë (Berisha tashmë prej vitesh ka bërë të vetën kulturën staliniste të shpifjes, duke e veshur me një komicitet grotesk), ndoshta duhet bërë ndonjë sqarim.
E nis me një parantezë: “BUNK’ART” nuk është një muze i Enver Hoxhës, por ekzaktësisht e kundërta. Në banjën luksoze të strehimit, e destinuar për diktatorin, është montuar një “skaldabanjo vajguri”, që nuk do mend se Enver Hoxha nuk e ka përdorur kurrë, ndërsa pjesa më e madhe e popullit të tij, po. Në njërin mur të tunelit, ajo që mbetet nga një parullë e vjetër, ka rrëshqitur e rraskapitur deri në tokë me shkronja pa kuptim, ashtu siç kurrë Enver Hoxha nuk do ta kishte lejuar. Makina e tij, pikërisht në hyrje të bunkerit, ka në kruskot një gjobë për ndalim qëndrimi, ndërsa në dhomën e Mehmet Shehut një televizor i vjetër Iliria transmeton si me magji, me ngjyra, pamje të funeralit të Enverit; edhe ky është një paradoks i qartë. Ashtu si edhe teli me gjemba i montuar në dhomë që pason atë dedikuar Çlirimit, ose si bunkerët prej bukë peshku të vendosur në sallën e Kuvendit të bunkerit të vërtetë. Po si mund të jetë një muze dedikuar Enverit, nëse në hollin e “kinemasë” së tij, qëndrojnë fotot e martirëve të feve që regjimi i vrau dhe në lozhat e “parlamentit”, afër fotove të Enverit që ngre dolli mbi një tavolinë mbushur me pjatanca, janë fotot e shqiptarëve të thjeshtë të detyruar të mbajnë radhën për një bukë të zezë. E çfarë duhet thënë për krijimet e artistëve të rinj shqiptarë, që kanë përdorur librat e Enver Hoxhës për të bërë abazhurë, ose artistë të huaj që projektojnë mbi mure skena metafizike që regjimi socialist nuk do të kishte lejuar kurrë të transmetoheshin.
Gjithçka aty brenda është vendosur në një këndvështrim paradoksal, ashtu si dhoma e blinduar me pamje nga deti sepse nuk është parë ndonjëherë një bunker me dritare panoramike.
Vetëm kush nuk e ka parë ‘BUNK’ART”, pra, mund ta përcaktojë si një muze dedikuar Enver Hoxhës. E megjithatë, hapja e tij ka vënë në lëvizje diçka të thellë në shpirtin e shumë vetëve. Ambasadorët nga SHBA, Italia dhe Gjermani që e panë mbetën të impresionuar në të njëjtën mënyrë si mijëra qytetarë të thjeshtë (të rinj, të moshuar, studentë) që po mbajnë radhë për ta vizituar. Nuk është vetëm sharmi i objekteve të vjetra që ekspozohen (si jorgani i pambukut prej Atlazi) që krijon kuriozitet dhe interes. Habia e vërtetë qëndron në një pyetje kolektive: Si është e mundur që një pallat i tillë nëntokësor të mbahej i fshehtë deri më sot, 22 vjet pas rënies së komunizmit. Pas fundit të çdo regjimi, sekretet e diktatorit vendosen menjëherë në shesh: kështu ka ndodhur kudo, që nga fundi i Musolinit te ai i Hitlerit, nga Bukureshti në Bagdad. Ndërsa në Shqipëri kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë. Këtu, e kundërta, u tentua që nga dita e parë e erës së re demokratike të fshiheshin dokumentet dhe simbolet e të shkuarës, duke kryer një operacion kulturor të ngjashëm me atë të imponuar nga Enver Hoxha prej dekadash, që fshinte nga fotot zyrtare fytyrat e personave që ishin deklaruar ndërkohë armiqtë e tij. Duke varrosur brenda tuneleve, bashkë me sekretet, edhe frikën nga vetvetja.
Bunk’Art nuk ka dashur kurrë të ishte një muzeum i Enver Hoxhës, por do të ishte e drejtë që të bëhej. Për të njëjtën arsye sipas të cilës hebrenjët ndërtuan muzeun e Holokaustit, italianët hapën bunkerin e Musolinit dhe në Berlin gjermanët realizuan muzeun Checkpoint Charlie, simbol shumë i dhimbshëm i një Gjermanie të ndarë në dy pjesë. Një muze nuk është një apologji e të shkuarës, ashtu si dhe një foto e diktatorit apo një yll nuk janë domosdoshmërish prova e ndonjë nostalgjie. Historia nuk mund të ngjallë frikë, Doktor Berisha. Përkundrazi, memoria është një pjesë e çmuar e kulturës së çdo kombi dhe ta kultivosh, – përkundër asaj që ju gjithmonë duket se besoni – ndihmon të shmanget përsëritja e tmerreve të saj.

Previous Post

Metri i opozitës dhe problemet në qeverisje

Next Post

Bursa hileqare e bojkotit

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Bursa hileqare e bojkotit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.