• Latest
  • Trending
  • All

PE dënon bojkotin e opozitës në Shqipëri e Maqedoni. Kritika Serbisë

04/12/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

PE dënon bojkotin e opozitës në Shqipëri e Maqedoni. Kritika Serbisë

04/12/2014
in Aktualitet, Lajme

Gjashtë ministrat e Jashtëm të Ballkanit ballafaquan qëndrimet e tyre përpara eurodeputetëve, si dhe ndaj homologëve të tyre të ftuar nga parlamentet e vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Shqipëria dhe Mali i Zi u paraqitën më mirë gjatë debatit mbi integrimin europian të rajonit, që zgjati për më shumë se tre orë në Komitetin e Jashtëm të PE-së. Statusi i vendit kandidat, vullneti politik për kryerjen e reformave dhe përputhja e diplomacisë vendase me atë europiane, i mundësuan Ministrit Bushati të kërkonte nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me BE-në, si dhe më shumë substancë e projekte konkrete ekonomike nga procesi i Berlinit.

“Sigurisht që ne e shohim statusin kandidat si një hap të përkohshëm drejt anëtarësimit dhe nisjes së bisedimeve për këtë anëtarësim. Ne shpresojmë shumë për një proces të besueshëm dhe të parashikueshëm, meqënëse e konsiderojmë nisjen e negociatave si një mundësi për t’u fokusuar më mirë në atë çfarë mbetet për t’u bërë, sidomos për shtetin e së drejtës, përmes hapjes së kapitujve 23 dhe 24. Procesi integrues nevojitet të jetë dinamik dhe efiçent”, u shpreh Bushati.

“Unë mund të konfirmoj çfarë tha ministri i Jashtëm për punën e dukshme dhe të suksesshme që ne e mbështesim me gjithë zemër. Problemi vijon të ngulmojë tek kultura politike, në bashkëpunimin mes partive politike në parlament, mes qeverisë dhe opozitës. Ata duhet të punojnë më mirë së bashku dhe të përmbushin detyrat e tyre respektive. Për momentin ka një seri mundësish mbi të cilat po diskutohet. Shqipëria është përgjithësisht në rrugën e duhur, siç thotë raporti i Komisionit. Sigurisht, e dimë se një trajtim i rëndësishëm mbetet për t’u bërë në fushën e gjyqësorit mbi pavarësinë e gjykatave, në fushën e luftës ndaj korrupsionit dhe luftës për një administratë transparente. Ne duhet t’i mbështesim këto përpjekje si grup politik, si Parlament gjithashtu, dhe në Komision. Ne shpresojmë se negociatat me Shqipërinë do të nisin sa më shpejtë të jetë e mundur”, tha Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë.

“Marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën, dhe të Serbisë me Shqipërinë duhet të përmirësohen.Bojkoti parlamentar që po ndodh në Shqipëri e Maqedoni po bëhet një praktikë mjaft shqetësuese”, u shpreh Eduard Kukan, kryetar i Delegacionit për Serbinë.

“Shikoni Shqipërinë dhe Maqedoninë. Duhet t’i japim një fund bojkotit. Është shkatërrues për vendet dhe ato kombe”, tha Victor Bostinaru, eurodeputet rumun, S&SD.

Ministri i Jashtëm shqiptar përmendi “si kthesë në rajon” vizitën e kryeministrit Rama në Beograd, e cila u vlerësua si pozitive gjatë debatit. Homologu i tij serb kujtoi ndeshjen e futbollit dhe “Shqipërinë e Madhe” gjatë një shkëmbimi të ashpër me deputetët e Kroacisë, që kërkuan prej tij të dënonte gjuhën luftënxitëse të shprehur nga i akuzuari për krime lufte në Hagë, Vojislav Sheshelj.

“Arroganca juaj nuk kalon në këtë parlament”, iu drejtuan ata Daçiç menjëherë pas fjalës së tij, duke insistuar për “qëndrim të qartë të Serbisë ndaj Sheshelj, në vend të mbajtjes së ligjëratave me fqinjët”.

“Është mjaft e thjeshtë për ne që të kemi sherre. Por e përsëris, do të jemi absolutisht kundër ndaj kujtdo që kompromenton ligjshmërinë, apo stabilitetin në Ballkan, përfshirë fjalime naziste e shoviniste të bëra në Serbi, e këtu nuk flas për Sheshel. Në Kroaci, ju mund t’i dëgjoni të tilla fjalime të urrejtjes, gjithashtu, apo për Shqipërinë e Madhe. Ne patëm këtë ndeshjen e futbollit në Beograd pak kohë më parë, ku ju mund të dëgjonit këto lloj gjërash. Por, ne duam paqe në rajon, ndaj duhet të bëni kujdes për progresin e madhqë kemi arritur deri tani për normalizimin e mardhënieve”, u shpreh Ivica Daçiç, zëvëndëskryeministër i Serbisë.

“Së pari, duhet të kemi zbatim të plotë të marrveshjeve të arritura deri më tani, pa e rinegociuar atë, apo duke e devijuar gjatë procesit të ndërmjetësuar. Së dyti, nevojitet shpërbërje e plotë e gjithë strukturave paralele të shtetit serb brenda territorit të Kosovës. Së treti, duhet të kemi integrim të plotë të serbëve të Kosovës në institucionet shtetërore. Së katërti, nevojitet anëtarësim i plotë i Kosovës në gjithë sistemin ndërkombëtar, përfshirë pranimin në Kombet e Bashkuara. Së pesti, ne duhet të kemi njohjen e ndërsjelltë. Zonja e zotërinj, kjo është qasja sesi Kosova e Serbia mund të kenë normalizim të plotë të marrëdhënieve”, u shpreh Enver Hoxhaj, ministri i Jashtëm i Kosovës.

“Ne nuk i kemi përcaktuar ende temat për dialogun” reagoi Daçiç, duke shprehur me gëzim se nuk ishte me i ngarkuar për këto bisedime.

Përveç arritjes së një traktati paqeje me Serbinë, data për liberalizimin e vizave për kosovarët ishte një tjetër kërkesë e Ministrit Hoxhaj, e mbështetur dhe nga raportuesja Lunaçek, e cila bëri thirrje për ndryshime në vend, por uroi të ishte e shpejtë dita kur nga Kosova të telefonohej pa prefiks slloven apo të Monakos.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025
Previous Post

Kuvend, betohet deputetja që zëvendëson Xhuvanin, Dule interpelancë me Ramën

Next Post

Veteranët e UÇK shpërthejnë kordonin e policisë, hyjnë në rektorat

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Veteranët e UÇK shpërthejnë kordonin e policisë, hyjnë në rektorat

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.