Demonstruesit në qendrën e Athinës dogjën një autobus dhe dy automobila, ndërsa disa automjete janë përmbysur. Ata vendosën barrikada në disa rrugës rreth Universitetit Politeknike të Athinës, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës dhe granata që ta dëbojë turmën.
Romanos (21) mban grevë urie nga 10 nëntori, pasi që u refuzuar që me korrespondencë të dëgjojë ligjërata në Universitetin teknik në të cilin ishte pranuar. Ai për momentin po vuan dënim me burg për grabitje të bankës.
Romanosit në grevën e urisë i janë bashkangjitur edhe tre të burgosur, si “minimum shenjë solidariteti derisa nuk përmbushen kërkesat e tij”, qëndron në deklaratën e përbashkët të të burgosurve.
Edhe krahas shiut, në marsh morën pjesë shumë persona, midis të cilëve edhe anëtarë të forumit rinor të Koalicionit kryesor opozitar radikal të majtë (Diriza” dhe Partisë Komuniste të Greqisë (KKE). Marshe protestuese për Romanosin u mbajtën edhe në Selanik, Patras, Janinë dhe Kretë.
Ministri i Punëve të Jashtme dhe zëvendëskryetar i Qeverisë Evangelos Venizelos paraprakisht kishte takim me ministrin shtetëror Dimitris Stamatis, ministrin e Drejtësisë Haralambos Atanasiu dhe ministrin e Arsimit Andreas Loverdos në të cilëin kanë biseduar për nevojën për iniciativë ligjore për studimet e Romanosit. Këshilli gjyqësor ende po e shqyrton kërkesën e Romanosit për të vizituar mësim me korrespondencë.
















