Ditën e sotme Gjykata Kushtetuese shqyrton sot kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën të nenit 2 të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”. Ky ligj së bashku me ligjin për KLD dhe atë për Shkollën e Magjistraturës u ankimuan në Kushtetuese me datë 22 shtator duke argumentuar se prekin funksionimin e tre institucioneve të pavarura të sistemit të drejtësisë. Sipas deputeti demokrat Eduard Halimi, pas dorëzimit të ankimimit se 3 ligjet cënojnë rëndë Kushtetutën dhe synon hapur kapjen politike të sistemit të drejtësisë. Ligji për funksionimin e Gjykatave Administrative vendos kompetenca kryeministrore për të emëruar ndihmësit ligjor të gjyqtarëve të Gjykatës Administrative.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















