Kuvajti ka premtuar se së shpejti do të ketë një projekt që synon t’u vijë në ndihmë jetimëve në Shqipëri si dhe arsimit profesional.
Kjo është bërë e ditur nga vizita në Kuvajt e kryetarit të Komitetit Shtetëror për Kultet Ilir Hoxholli, së bashku me kryetarin e Komunitetit Mysliman Skënder Brucaj, me ftesë të Ministrisë kuvajtjane të Vakfeve.
Delegacioni shqiptar u prit nga zëvendësministri i Vakfeve Adil Al Falah. Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet mes dy shteteve si edhe vizita e kryeministrit Rama në Kuvajt.
Pala shqiptare falënderoi mbështetjen e qeverisë së Kuvajtit për qeverinë shqiptare dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar ndihmën ndaj popullit shqiptar. Në kuadër të bashkëpunimit fetar, u vlerësua harmonia fetare në Shqipëri, si modeli më i mirë i bashkëjetesës ndërfetare, transmeton shekulli.
Kryetari i Komiteti Shtetëror për Kultet i shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në Kuvajt Kujtim Morina, dhe Konsulli Ilir Hysa, falënderoi shtetin e Kuvajtit për ndihmën që po jep për jetimët, si edhe kërkoi që kjo ndihmë të deri në shkollimin e tyre profesional.
Nga pala kuvajtiane u premtua se shumë shpejt do të kemi një projekt të madh për të ndihmuar këtë kategori në nevojë, si edhe mbështetje për arsimin profesional në përgjithësi.
Ilir Hoxholli ftoi që këto marrdhënie të shtrihen edhe në fushën e biznesit pasi Shqipëria është një vend i mrekullueshëm për investime në fusha të ndryshme.
Gjatë dy ditëve u zhvilluan takime të rëndësishme ku ra në sy pritja e ngrohtë dhe mbështetja për vendin tonë. Takimet vazhdojnë dhe gjatë ditës së sotme deri në mbyllje, më pas delegacioni shqiptar kthehet drejt vendlindjes.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















