• Latest
  • Trending
  • All

Ese për të zgjuarit – Sermet Sulejmani

02/12/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Ese për të zgjuarit – Sermet Sulejmani

02/12/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Mora vesh se ma paskan “mbyllur gojën” dhe ma paskan dhënë një “mësim të mirë” sa që kalemi im paska pushuar së shkruari! Zot i Madh! Më mëshiro nga ky soj harbutësh,  jashtëqitja e të të cilëve kundërmon dhe vazhdon të baltosë pjesën tjetër të fisit dhe e kam të pamunduar të hesht përveç për shkak etikës. Disa herë jam matur të distancohem nga ky pleh ‘imi’ publikisht edhe atëherë kur shokët e mi, që i kam që nga “kohërat e kolerës”më qortuan për shkrimin e bërë për ‘pisat e fisit.
“E drejtë”-u thashë atëherë. Po kur s’ndalen duke njollosur me lloj-lloj sajesa,  e aq më keq,  “zanatin” t’ua bartin fëmijëve të vet si zeje të përmotshme,  pikërisht atëherë,  të detyrojnë t’u përgjigjesh edhe kur të dridhet dora nga ndërgjegjja se mos kjo e keqe duhet t’u vijë nga Zoti dhe jo nga un!? Prandaj po i shkruaj këto reshta që i quajta ese a si ta keni qefin…
…Një ditë të mirë,  në një sokak qyteti,  ma preu rrugën një i paudhë. Shih ti,  pa iu dridhur fare qerpiku i syrit. Fytyrën e kishte të leckosur përplot puçrra dhe të lyer me pomadë grash,  mu si prostitutat milaneze kur përpiqen t’i joshin klientët e tyre. S’e kisha vërejtur se ma kishte hedhur dorën në kraharor e po ma shtrëngonte sikur të më njihte me vite. Sytë e tillë i kisha parë dikur herët, afër të në 90-ave,  ngjizur në mua si prej dhelpëreje të uritur para një pule që i del nga bylyku i një koçaku. Po qeshej me buzën e tij të poshtme,  tamam si Cufa i Haxhi Zenelit,  kur bëhej gati t’iu vërsulej presë së tij për ta plaçkitur në ndonjë sokak të errët.
Ju betohem se i ngjante atij e megjithatë,  nuk ishte ai. Belbëzonte dhëmbëve të kalbur diçka por s’arrinte të shqiptonte asnjë fjalë. U përpoq,  në fillim,  me finesë të më “joshte” duke ma drejtuar ndonjë lëvdatë pastaj,  me arrogancë spiuni shpalosi qëllimin e tij. S’më kishte mbetur rrugë tjetër përpos ta flakja forcërisht këtë “alienë” të neveritshëm,  që më ishte qepur si rriqra e buallit e s’më linte të largohesha assesi. Fytyrën e tij shndërrohej herë në engjëll e herë në Satana,  proces i tillë metamorfozmatik që ndodhë vetëm te kameleonët. Papritmas ky hapi gojën:
-Hë,  Ozon,  si je? A më njeh?’ ’- mu drejtua me një zë as mashkulli e as femre.
-Jo! -i thashë.
-Unë s’e kam emrin “Ozon”!?
– E,  ç’ka interesante për të njohur këtu?, – u përpoqa t’ia hiqja dorën leshatake që kishte ngulur mbi krahërorin tim, por kot. Gishtërinjtë e tij ishin ngulitur thellë në trupin tim e nuk shqepeshin as me hanxhare.
–”Unë jam hija jote!”
-Kush? – e pyeta sikur s’po kuptoja gjë prej gjëje.
–”Hëm… emër kam dhe s’kam,  po edhe sikur…, s’ta them dot. Dëgjo mirë,  ore mik…se vetëm një herë e them këtë!”- fytyra e tij për një çast u shndërrua në një tjetër surrat,  që i ngjante atij inspektorit famëkeq,  Agushit të Bedinjës,  një gjakpirrësi shqiponjash,  që shumicës së shqiptarëve ua kishte nxjerrë të zitë e ullirit. Natyrisht,  atyre që e shanin Jugosllavinë e Titos. -Ore bërllok,  fol e mos e zgjat se ti s’më frikëson dot? More vesh? Fol ç’ke për t’më thënë?! “Ej,  ej,  më ngadalë mos u nxeh kaq shumë. Nëse të them… se unë të njoh më mirë se sa ti që njeh vetën tënde, ë?!…Dua të them,  se gjithëçka “ne” dimë për ty dhe shokët e tu…Bile, edhe për ato gjërat që as vetë s’ju ka shkuar mendja…!”
– Mos more?! Po, ç’je ti, engjëll apo djall?!…Hë, the që po ditke shumë për ne? Po hajt më thuaj? – u përpoqa t’i shmangsha duke bërë një hap në drejtim të kundërt.
“Dale-dale,  mos u nxito, kam shumë nevojë për ty, ose, më mirë ta them troç, ti ke nevojë më shumë për mua!”
-Ma thuaj,  edhe njëherë,  çfarë…ç’nevojë paskam unë për ty?!- sa shkonte koha gjithnjë e më shumë ma ngrite gjakun. “
-Epo,  mirë de,  nëse e do kështu,  do t’a them troç: “O mbylle atë muçkën e mos shkruaj dhe mos fol kundër pushtetit!? .”
-Ç’farë?! Ti,  po më kërcënon?
-”Jo,  jo, vetëm dua që këtë porosi të ta them si mik! Dëgjo,  ti je i lexuar dhe inteligjent dhe e kupton ’porosinë’!?…Shteti… ka 1001 mënyra të ta mbyllë…po ti,  mos u nxeh o burrë, se të bën keq për shëndetin, a?!…
Dreqi e mori,  mos u merr me BDI-në kur vetëm ata munden të të ndihmojnë për gjithçka. Nëse jo tjetër-vetëm hesht! Tani a po e kupton se për të mirën tënde e kam, o mik!.” -Mik,  the?! E ç’mik më qenke ti, more bir kurve kur më del e ma pret rrugën në mes të ditës e më çon selame të tilla!…Të mos flas për Shabanët dhe Zekirët dhe xhuxhmaxhuxhat e tillë a? Ata që ma vodhën rininë time të shtrenjtë, lirinë e këtij populli që ëndërroi për një liri të vërtetë?.Shih ti, dëshiruakan të mos shkruaj. Këtë doni?!”
Më shikonte drejt e në sy, si një mëzat i tredhur. Më bezdiste si ta kisha para syve kryeparin e “kohërave të kolerës’,  Agushin. Ky njeri i ngjante kaq shumë sa doja akoma ta shqelmoja por s’e di pse u mjaftova vetëm me aq dhe me një “ik pirdhu, o maskara!”.
-Ore,  maskara,  hiqma dorën se ta q…n..!,  -po ai qeshej si ndonjë i marrë i sapodalur nga ndonjë çmendinë. Edhe pas rrebesh grushtesh që ia dhashë fytyrës e ai, as që lëvizte vendit!M’u drejtua me fjalët:
-”Hë, u lodhe?…Hi, hi, hi…S’ka gjë, zbraze mllefin se ke nevojë. Të kuptoj sa ti s’mund ta merresh as me mend?Po, a ndjeve ndonjë çlirim nga kjo që bëre? Ha, ha, ha!
-Ore, kush je ti?!
-”Të thash një herë,  jam ’hija jote’!”-m’u përgjigj me indiferencë anemike. Gjithnjë e më shumë po m’u kthjellohej dhe po e njihja zërin e tij,  që dikur e kisha dëgjuar nëpër zyrat e policisë nga ato shkallët spirale labirinthi pas atyre ftesave “për kafe”kur s’e gjeja rrugën për të dalë nga aty. Po,  po,  ai ishte. Agushi.
Nga mënia s’e pyeta ç’i kishte ndodhur surratit të tij me qelb. “
-Hë, e mbarove librin e Kisingerit?..Po atë de, ..’Diplomacinë’?”-po gajasej, sakaq fytyra e tij e shëmtuar u shpërfytyrua e mori ngjyrë korbi.
Po e shikoja me trishtim këtë metamorfozë që pësonte fytyra e tij sa ndjeva se po më pëlciste e idhta. Nga neveria e kësaj pamjeje groteske,  tentova t’i shmangesha vjedhurazi por kot,  ora e tij u zgjat kaq shumë sa arriti të m’a kapte dorën e majtë.
-”Po prit,  o i dashur,  prit pak,  se akoma s’kam mbaruar!”-me një forcë alieni më tërhoqi kah vetja.
-”Dua të të tregoj për atë që akoma s’e ke botuar…për pjesën e dytë të Simetrisë…”
-Mos more?! Edhe këtë e ditke? Po, ik o spiun!
-”Hahahaha, ç’më the!…Hahahaha,  po sot një pjesë e madhe krenohen me këtë epitet…hahaha!”
-Hiqmu syve o, o, o, ..!Ty dhe sojit tënd do t’u vijë fundi një ditë. Sa për mua dhe familjes time, mjaftë i keni bërë zullum. E shihni që jetohet vetëm me bukë dhe nderë?!
–”Prit-prit,  mos u nxej si spec Llopati?! Më fal,  a?! Më lejo të të tregoj diçka se as mua s’më ka mbetur shumë kohë për të jetuar. Ta thashë që vuaj nga kanceri,  e… dua me ty të jem, të paktën kësaj here korrekt deri në fund. Më herët kishim bashkëpunëtorë dhe spiuj në çdo cep fshati dhe sokak qyteti, sot, falë teknologjisë,  s’kemi nevojë aq sepse kemi qasje te çdo kush dhe në çdo dhomë! Këtë ti e din mirë,  prandaj wireless-in e ke lënë në dhomën e ditës!”
-Edhe?…
-”Si edhe?… Ua ke shkurtuar kënaqësinë e shijimit të… Më fal,  a…!”
-Ç’faarëëë!?… Don të thuash se… edhe atë punë që e bëjë me gruan… Ik se të ta q… n… o pervers!
-Ndalu-ndalu,  pak…Të lutem më falë!…Ku i gjete emra artistik si Shabanin e Hakisë dhe Zekirin e Feratit? Më ke kënaq së qeshuri me atë sarkazmin dhe ironinë tënde”? Ani,  si ishte ajo thënia e Skënderbeut? “Lirinë s’ua solla unë, atë e gjeta në mesin tuaj’ Hahahaha…je i madh për atë zot!…Dëgjo mirë çfarë do të them?A e din se si e ke pseudonimin në dosje?”
-Jo!
–”Dëshiron ta dish?”
-Jo.
-Do ta them,  se edhe ashtu po vdes,  dreqi e marrtë “Ozon”!
-Si…Ozon?!
“Emra të tjerë nuk të jap,  po edhe të dalë dhëmbi kaq! More vesh? Edhe diçka: Djallin e ke në fisin tënd,  mos e kërko gjëkundi,  e jo tek “ne”!… Unë tash po iki. Mbase shumë shpejtë edhe nga kjo jetë, po ti ke mendjen. Pas meje vijnë “të tjerë” që ndaj teje s’do kenë kaq kujdes!…

Previous Post

Qindra shqiptarë arrestohen në Hungari

Next Post

Kujdes nga tri shpikjet e PD-së

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Kujdes nga tri shpikjet e PD-së

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.