Propozimi në vazhdimsi i kryetarit te PDSH z.Menduh Thaqi per beshkeveprim rreth nje platforme ku qarte vendoset vija e kuqe ku nuk guxon të shkelet nga pala maqedonase duhet pranuar si nje ide sa patriotike aq edhe vizionare.
Nga Blerim Husejni-Tetovë
Shqiptarët me tepër se kurrë kan nevoj për nxitje ,evolim të formave të propagandimit dhe domosdoshmëri të unifikimit rreth idealit shekullor kombetar. Indefernca që mbretëron tek popullata është rezultat i punëve të shëmtuara te bëra nga klasa aktuale politike dhe mu për këtë mbi 50% e votuesëve shqiptarë nuk jan fare te interesuar të dalin nëpër zgjedhje si në Shqipëri,Kosove apo Maqedoni me cka shprehin mllefin e tyre ndaj kësaj lloj politike qe po zhvillohet.
Prandaj duhet afruar me respekt këta votues duke ofruar alternativa bindëse dhe largëpamse në përputhje me interesat kombëtare sepse faza euforike dhe marrja me cikërrima te vogla tash më i takon së kaluarës.
Largëpamësia në politik është koncept i domosdoshëm i cili pothuajse fare nuk është i pranishëm në politikën aktuale shqiptare.
Vazhdojm akoma te mbetemi peng i debateve boshe ku mendimi ndryshe nuk pranohet si vlerë por me automatizem krijohen raportet “mikë-armik” dhe si rrjedhoj e kësaj për interesa të ngushta personale kemi ne vazhdimsi krijimin e partive te reja politike por jo edhe ofrimin e projekteve.dhe alternativave ndryshe.
Ato që degjuam së fundi nga subjekti me i ri politik në Maqedoni nuk janë gjera te reja të pathëna deri më tani, që para disa viteve Pdsh -ja ofroi nje “marrëveshje te re politike” si rezultat i dështimit në implementimin e marrveshjes së Ohrit, prandaj shumë me reale dhe më produktive do te ishte bashkimi rreth te njejtit projekt .
Nëqoftë se në vazhdimsi do të sillemi në mënyre të njejtë pa krijuar një platformë të përbashkët në rrafshin kombëtar ,veprim ndryshe nga ato të deritanishmet, dështimet sërisht do të jene të pashmangshme me këtë edhe pesimizmi i shqiptareve do te jet në rritje me cka do të krijohet një hendek i madh në mes udheheqesve politik dhe popullit.
Në politik nuk mjafton të thuhet një padrejtësi por duhet të argumentohet ajo padrejtësi.
Cdoher gjatë historisë sonë kombëtare kur kemi përpiluar platformë të përbashkët kombëtare dhe jemi rreshtuar rreth një fronti të përbashkët kemi qenë më të sukseshëm dhe më të respektuar nga ana e faktorit nderkombëtar,,pikërisht ky unitet i yni gjithëshqiptarë solli deri tek intervenimi i NATO-s në Kosovë dhe mbështetje nga diplomacia botërore.
Duke qenë të bashkuar arrim të krijojm partneritet me faktorin nderkombëtar në të kundërten bëhemi servil ndaj tyre .Prandaj nuk është aq e habitshme se sa me lehtësi ndëgjohet një i huaj ,respektohet mendimi i tyre ,kerkohet gjithcka nga ne pa patur konsiderat se a eshte në interesin tonë dhe zbatohet gjithcka nga politikanet tanë edhe pse të vetëdijshëm se shumcka nga ato rekomandime nuk janë në përputhje me interesin tonë kombëtar.
Politikani shqiptarë ne kontekstin historik që ndodhemi nuk duhet ti lejoj vetes komoditet dhe të demonstroj vetëm mirësjellje para diplomatëve të huaj ,por duhet të jetë artikulues i ideve dhe proceseve kombëtare në mënyrë sa më të argumentuar duke mbrojtur pozicionin politik në përputhje me aspiratat historike kombëtare .
Shqipëria e cunguar,jo rentabile ,Kosova e trajtuar si koloni, dhe shqiptarët e shtypur ne shtetet tjera ,sakrifica shekullore e patriotëve tanë janë argument i fuqishëm që ka ardhur koha për ndreqje të gabimeve historike dhe krijimin e një shteti normal funksional në Ballkan.
Tani më është dëshmuar se shtetet multietnike në mjediset ku mbretëron mendësia eksluziste e kan të pamundur funksionimin e tyre dmth krijimi i këtyre shteteve ka dështuar ,ta zëmë në Bosnjë bashkësit etnike janë enklavizuar në vetëvete pa interaksion normal.
,Ngjajshem mund të ndodh në Maqedoni sepse politkën nacionaliste që po zhvillon pala maqedone në vazhdimsi sidomos pas konfliktit të 2001 duke i margjinalizuar tërësisht shqiptarët nga vendimarrja si ta zëmë në c`ështjet parësore si ajo e siguris,diplomacis,ekonomis,buxhetit,kultures etj.,deshmojn qarte se ata dèshirojn akoma shteti të funksionoj sipas menyres se dominim -nënshtrimit ku dihet maqedonasit jan ata që dominojn dhe shqiptaret si gjithnje te nenshtruar.
Propozimi i kryetarit te PDSH z.Menduh Thaqi per beshkeveprim rreth nje platforme ku qarte vendoset vija e kuqe ku nuk guxon të shkelet nga pala maqedonase duhet pranuar si nje ide sa patriotike aq edhe vizionare.
Në Kosovë imponohen negociata me Sërbinë duke e detyruar “viktimen” akoma pa u shëruar plaget e luftës që të bisedoj vetëm pse Sërbia ka nevoj të përfitoj politikisht.
Harrohet armiqësia e skajshme në mes dy popujve ,harrohen masakrat dhe gjenocidi serb mbi shqiptaret ,amnistohen kriminelet serb të cilët kan shkelur të gjitha konventat e luftes nga ana tjeter pothuajse nuk mbet luftar i Uck pa u burgosur edhe pse dihet se luftaret e UCK mbronin pragun e shtepis dhe ishin aleat i fuqishem i NATO-s.
Prandaj me te drejt lind pyetja tek shumë qytetarë shqiptarë si në Kosovë dhe Maqedoni :
Pse u luftua ?
, Cili ishte kushtrimi i luftes ?
Cka po ndodh tani me ne ?
Sipas të dhënave statistikore nga OKB kufijt në vazhdimsi janë ndëruar ,ky fakt zbulon funksionimin e vërtet të OKB që d.m.th. ky institucion nuk ka mision që të ruaj,konservoj kufijt aktual të shteteve por të kontrolloj procesin e ndryshimit të kufijve ,të pengoj dhe të pengoj sa është e mundur anarkin që të jetë në mbështetje të popujve që kërkojn liri dhe barazi.
Sa ne sot jemi te pregaditur në rast të ndryshimit të kufijve?
Shqiptarët kudo që jan nuk kan nevoj per parti te reja me programe dhe projekte te vjetra por kan nevoj te bashkohen rreth projektit per realizimin e synimeve tona kombetare.
















