“Blej shqip” në Ditën e Pavarësisë. Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, hapi dje zyrtarisht panairin “Blej shqip” në Prishtinë, bashkë me kryetarin e komunës së kryeqytetit të Kosovës, Shpend Ahmeti, me të cilin fillimisht kishin një takim të veçantë, ku u diskutua për të gjitha mundësitë e bashkëpunimeve. Në konferencën e përbashkët për shtyp, ministri Ahmetaj ka folur për bashkëpunimet Kosovë-Shqipëri për zhvillimin ekonomik e të gjithanshëm të dy vendeve drejt integrimeve europiane. Në panairin e organizuar nga Komuna e Prishtinës dhe Ministria Shqiptare e Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes marrin pjesë më shumë se 100 kompani shqiptare nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















