Skuadra e Superligës së Kosovës, Ferronikeli u shpall fitues i edicionit të 6 të Kupës së Pavarësisë, që tashmë është kthyer në traditë në qytetin e Vlorës. Ferronikeli merrte pjesë për herë të parë në këtë kompeticion. Ferronikeli kaloni në finale, pasi arriti që të eliminonte në gjysmëfinale ekipin e Llamkos Kosova 1-3 pas gjuajtjes së penalltive, pasi koha e rregullt përfundoi pa gola. Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale, Shkëndija e Tetovës mundi ekipin e Flamurtarit 1-0 duke kaluar në finale përballë Ferronikelit.
Në finale Ferronikeli u tregu më i saktë duke fituar përballë tetovarëve 1-0 dhe ngritur Kupën e Pavarësisë në Vlorë, aty ku 102 vite më parë Ismail Qemali shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Këto ndeshje janë luajtur vetëm nga 45 minuta. Çmimin e lojtarit më të mirë të turneut e fitoi portieri i Ferronikelit, Granit Kolshi, ndërsa çmimi “Fair Play” shkoi për mesfushorin e Flamurtarit, Bruno Telushi.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















