Fituesi i ‘Vanessa Redgrave Award for PriFest’ do të marrë edhe çmimin financiar prej 1000 euro. I gjithë procesi i aplikimit bëhet online, dhe afati i fundit për aplikim është 10.03.2015.
PriFest u bën thirrje të gjithë kineastëve të rajonit të aplikojnë me projektet filmike të metrazhit të gjatë që do të prezentohen në PriFORUM 2015.
Të drejtë konkurrimi kanë të gjitha projektet e regjisorëve debutant nga shtetet në vijim: Maqedonia, Shqipëria, Serbia, Mali i zi, Kosova, si dhe nga ky vit janë shtuar edhe Bosnia-Hercegovina dhe Kroacia. Ekipi producent-regjisor i projekteve të përzgjedhura do t’i nënshtrohet një trajnimi dy ditor gratis se si të prezetohet projekti i quajtur Pitching workshop – që realizohet nga pitching ekspertët nga Gjermania dhe mundësohet nga PriFORUM. Më pastaj projektet do të prezentohen nga producenti dhe regjisori (pitching) para Jurisë ndërkombëtare dhe mysafirëve të akredituar të PriFest. Projektet mund të aplikojnë edhe me Tritment nëse nuk e kanë skenarin e përfunduar. Projekti fitues do të marrë çmimin Best Pitch që mban emrin e aktores me famë botërore dhe kryetares së nderit të PriFest, Vanessa Redgrave. Fituesi i ‘Vanessa Redgrave Award for PriFest’ do të marrë edhe çmimin financiar prej 1000 euro. I gjithë procesi i aplikimit bëhet online, dhe afati i fundit për aplikim është 10.03.2015.
Gara për Best pitch të projekteve filmike do të mbahet me 25-26 prill 2015 gjatë PriFORUM, ku përvec garës për projektin më të mirë, organizohen debate dhe punëtori filmike. Prishtina Film FORUM është platforma regjionale e koproduksionit e festivalit PriFest, dhe pikë takimi e filmbërësve të rajonit dhe ekspertëve europian të filmit.
Edicioni i ardhshëm, i 7-ti me radhë i PriFest mbahet nga 24 prill deri 1 maj 2015.


















