Do të nisin fluturimet direkte Paris -Tiranë nga 31 marsi. Fillimisht, çdo të martë dhe të shtunë, por në të ardhmen është paraparë të programohen më shumë fluturime.
Kjo u bë e ditur në Paris në një seminar të karakterit informativ për Shqipërinë: “CCI Francë-Shqipëri”.
Kryetari i “CCI Francë-Shqipëri”, Julien Roche ka organizuar një darkë më 21 nëntor 2014, në Paris për të nderuar presidentin e kompanisë “Adria”, Mark Anzur.
“Dëshiroj të falënderoj së pari presidentin Anzur”, u shpreh Julien Roche.
“Ekonomia shqiptare është e fortë dhe e tregon rritje. Në saje të energjisë, vizionit dhe bindjes të forcës të vendosur nga presidenti Anzur u bë e mundur ky fluturim direkt”.
“Kjo është një ngjarje e madhe. Falë këtij fluturim, qëllimi i CCI Francë-Shqipëri të ndihmojë ndërrmarrjet gjatë vendosjes apo eksportimit në Shqipëri, do të jetë më frytdhënës”.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Bertrand van den Broeck drejtor i shitjes “Adria”, Enver Mehmeti përfaqësuesi i tyre në Shqipëri dhe presidenti i grupit “Vas”, Dritan Tola, ambasadori i Shqipërisë në Francë, Damian Gjiknuri, ministri i Energjetikës dhe Industrisë, dhe zonja Milena Harito, ministrja e Inovacionit dhe Administrimit dhe natyrisht ambasadori i Francës në Shqipëri, Bernard Fitoussi.
















