Biblioteka Kombëtare e Kosovës, “Pjetër Bogdani”, shënojë datën e 70-vjetorit të themelimit sot, më 25 nëntor, përmes një ceremonie dhe një ekspozite të koleksioneve të Rilindjes Kombëtare Shqiptare.
Në këtë ditë kremte, përveç marrjes pjesë të ministrave në detyrë të Kulturës e të Arsimit, të ambasadorëve të ambasadave të akredituara në Kosovë dhe personaliteteve të kulturës, të arsimit dhe të shkencës, BKK-ja do të japë edhe mirënjohje.
Gjithashtu, ky institucion njofton se pas përmbylljes së ceremonisë së 70-vjetorit të BKK-së, në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” do të hapet edhe “Ekspozita e koleksioneve të Rilindjes Kombëtare Shqiptare” dhe do të shtrohet një koktej.
Biblioteka Kombëtare e Kosovës udhëhiqet nga drejtori, Bedri Zyberaj që prej muajit maj të këtij viti. Ajo është themeluar në nëntor të vitit 1944 dhe selia e saj fillimisht ka qenë në Prizren, pastaj është bartur në Prishtinë, më 1946.

















