| Trendi i kosovarëve që po ikin çdo ditë nga Kosova është rritur. Agjencitë, që po i transportojnë azilkërkuesit, po e vazhdojnë veprimtarinë e tyre pa ndonjë pengesë. Grupet kriminale vazhdojnë “të vjelin” mijëra euro në këmbim të dërgimit të qytetarëve drejt Evropës.
Ka dy muaj që shteti i Kosovës është rivendosur në mesin e shteteve që Franca i ka në listën e zezë, e cila i hap dyert për azilkërkuesit, duke e llogaritur Kosovën si vend jo të sigurt. Ky lajm ka nxitur qytetarët e Ksovoës të marrin rrugën ilegale për azil. Ndërkohë që agjencitë turistike, çdo natë mbushin autobusët e tyre me familje kosovare të rinj e të reja që me shpresë se do të gjejnë një jetë më të mirë ia mësyjnë ilegalisht Evropës, shkruan “Zëri”. Autobusët bartin çdo natë kosovarë deri në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, prej nga ata drejtohen përmes organizatorëve ilegalë. |















