Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e Martë, 25 Nëntor 2014. Gazeta “Panorama” hapet me shkrimin kryesor; “Për energjinë, kompensimi, kontroll faturave çdo 6 muaj”. Tituj të tjerë janë; “Drejtoresha e Arsimit, Prokuroria zbulon ditarin me mësuesit që paguanin rryshfet”. “Studentja e akademisë, depresion pasi shtoi në peshë, balerina 21 vjeçare vret vetem me pistoletën e babait”. “Gert Gjenerali, ekstradohet nga Italia vrasësi i Naim Zyberit”. “Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “Pronat, lista e re, kthim-kompensimet, kush përfitoi”. Tituj të tjerë janë; “I dënuari për vrasjen e Naim Zyberit, Gert Gjenerali rikthehet në Shqipëri”. “Bashkëshortja e Karçinit kërkon në gjykatë lirimin e llogarive të “Prima Gas”. Gazeta “Shekulli” ka si titull kryesor; “Mësuesit, më pak orë pune. Si ndryshon norma mësimore për mësuesit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme”. Tituj të tjerë janë; “Heqja e fashës, Erion Veliaj: Energjia, si do të parapaguhen 204 mijë familje”. “Tiranë, vetëvritet me pistoletë studentja e Akademisë së Arteve”. “Vizita në Kosovë, Gjilani shpall Ilir Metën “Qytetar Nderi”. Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Energjia, skema për të paguar me këste faturat e prapambetura”. Tituj të tjerë janë; “Replikat me ministrat, PS-LSI përplasen në Kuvend për buxhetin”. “Vetëvritet me plumb në zemër balerina 21 vjeçare. Megi Yzeiri u gjet e vdekur nga motra e saj”. “Vizita në Gjilan, Meta merr titullin “Qytetar Nderi” Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Shqipëria nxjerr detin në shitje, plan për të dhënë me koncesion burimet e gazit dhe naftës”. “Energjia, tarifë e re, për HEC-et e vogla private”. “Hapja e dosjeve, Ballauri: E kemi gati projektligjin”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















