Çmimi i energjisë elektrike është rritur me 70% duke shkuar në 12.3 lekë për kilovatorë, gjë e cila do të sjellë një shifër shumë të lartë në faturën e qytetarëve. Kështu e konsiderojnë deputetët e djathtë buxhetin 2015, për të cilën u mblodhën sot në selinë e PD, ku kanë diskutuar problemet e tij. Deputeti Kozma Dashi ka vënë në dukje se çmimi i energjisë elektrike do të rritet 70%. “Çmimi tani është 12.3 lekë kilovatori, një rritje katastrofike prej 70%. Shqiptarët e ndiejnë tashmë në mënyrë të prekshme që në janar të 2015-ës fatura e energjisë nuk do të jetë më e vagullt, por pak të quhet “e kripur”. Dhe kjo do të futet në të gjithë zërat e prodhimit”, tha Dashi. Dashi ngriti dhe një problem tjetër, atë të konçensionarëve të energjisë, të cilët i vlerësoi si “patriotë” për shkak të investimeve të konsiderueshme që kanë kryer. “Ka një vizion të deformuar të Qeverisë edhe për koncesionet, ka një dashakeqësi për të mos i respektuar investitorët. 13% e prodhimit të energjisë bëhet nga ato koncesione të suksesshme të qeverisë demokratike. Ata kanë investuar më shumë se 300 milionë euro në këtë fushë, mirëpo atyre iu vihen gjithfarë barrierash duke mos i respektuar. Pra, ka një deformim të vizionit në fushën e energjisë”, ka shtuar më tej. PD-ja ka mbledhur disa tryeza të tilla për diskutimin e Buxhetit 2015, pavarësisht faktit se vazhdon të bojkotojë Kuvendin.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















