Jakup Krasniqi ka thënë se nuk ndihet aspak i tradhëtuar as nga PDK-ja dhe as nga LDK-ja, pasi nga këta dy parti është larguar ka kohë dhe se ata janë vetëm të ashtëquajtura “parti demokratike”.
Sipas tij, i tradhëtuar në këtë koalicion që u lidh është vetëm qytetari i thjeshtë i Kosovës.
Lexojeni të plotë reagimin e Jakup Krasniqit
Jo, Jakup Krasniqi nuk ndjehet as i tradhtuar e as i mashtruar, se me vetëdije të lartë njerëzore jam larguar edhe nga njëra edhe nga tjetra, të ashtuquajturat partidemokratike.
I tradhtuar dhe i pusuar është elektorati i dy partive te koalicionit të ri, i harruar e i zhgënjyer është qytetari i Kosovës, të cilit i ka mbetur si zgjidhje ikja nga Atdheu. Dhe për ketë me vije keq, madje shumë keq!
Ajo çka mua me vjen gjithashtu keq, është bërja e pabesisë kulturë e politikës shqiptare! Apo ndoshta kjo qenka politika!? Art i mashtrimit!
















