Bota është nën alarmin e terrorizmit, ndërsa tendenca e saj nga viti në vit është në rritje, me statistika dyshifrore. Vetëm në vitin 2013, indeksi global për terrorizmin evidenton 44% rritje në raport me një vit më parë. E përkthyer në shifra, sulmet terroriste rezultojnë të jenë 10 mijë, duke shkaktuar gjithsej 18 mijë viktima. Pesë janë vendet më të prekura që kryesohen nga Iraku me mbi 6 mijë viktima. Ky shtet pasohet nga Siria, Afganistani, Pakistani e Nigeria. Kreun e listës së organizatave terroriste për vitin 2013 e mban Al-Kaeda. Degë e saj ka qenë dhe ISIS, e cila në 2014 është shkëputur, duke u konsideruar si një nga grupet më të rrezikshme, që operon në Siri dhe në Irak. Ajo që bie në sy është fakti se këto grupe bazohen në një ideologji fetare. Pjesa më e madhe e tyre është ndërtuar mbi një linjë ekstreme të islamizmit. Në hartën botërore Shqipëria klasifikohet në një vend me rrezikshmëri të ulët sa i takon riskut për terrorizëm.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















