Kryeministri Edi Rama ka ironizuar ditën e sotme thirrjet e Partisë Demokratike për protesta.
Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook nënvizon se opozita po proteston për të lejuar ndërtimet pa leje, vjedhjen e energjisë dhe për të marrë diploma pa shkuar në shkollë
“Do të ndërtosh pa leje?Do të vjedhësh drita sa të duash?Do diplomë pa shkuar në shkollë?Po Lazarat e rrena pa hesap do?Protesto #Vaj me det PD”, shkruan Rama.















