Qindra student të universitetit të Shkupit protestuan kundër ligjit të arsimit, që i detyron studentët të kryejnë dy provime te përgjithshme shtese, krahas atyre vjetore. Rreth 500 studentë kanë marshuar nga godina e universitetit në drejtim të qeverisë. Ata akuzojnë ministrinë se po ndryshon rregullat e lojës gjatë vitit dhe po vendos barriera për t’i hequr atyre të drejtën e studimeve. “Ne jemi studentë dhe jo pacientë” apo “Arsimi është e drejtë dhe jo privilegj” kanë qenë disa nga parullat e studentëve. Sipas njoftimeve krahas provimeve vjetore Ministria e Arsimit, ka njoftuar dy teste shtese: Herën e parë kur studenti mbaron vitin e dytë dhe një provim tjetër në fund të vitit të katërt me provime të programit mësimor të dy viteve paraprake.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















