Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me praninë e fotos së diktatorit Enver Hoxha në aktivitetin organizuar me rastin e 70-vjetorit të Çlirimit të kryeqytetit. Në një status në “facebook” Rama shkruan se ndjen keqardhje për personat e paftuar që hyjnë si diversantë nëpër turma në aktivitete dhe ngrenë foton e Enver Hoxhës. Ai thekson se ndjen keqardhje edhe për personat që kapen pas kësaj fotografie për të bërë luftë politike. “Keqardhje për të paftuarit që futen si diversantë nëpër turmat e aktiviteteve përkujtimore të çlirimit, për të ngritur fotografitë e Enver Hoxhës. Keqardhje për të fandaksurit që kapen pas fotografive të Enver Hoxhës, për të bërë luftë politike me ne. Të dyja palët janë e shkuara e këtij vendi i cili s’ka kohë për të humbur me marrëzitë e tyre! Të vdekurit me të vdekurit, të gjallët me të gjallët”, shkruan Rama.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















