• Latest
  • Trending
  • All

Narrativa e Beogradit dhe Panair-Pazari

16/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

Narrativa e Beogradit dhe Panair-Pazari

16/11/2014
in Kulture, Lajme

Paul Ricoeur, filozofi i shquar francez dhe teoricieni i rrëfimit, në veprën e tij madhore “Temps et récit”, v.1 (“Koha dhe rrëfimi”) merret gjatë me rrëfimin historik dhe trajton teori nga më të ndryshmet mbi të cilat mbështetet rrëfimi historik. Vëzhgimi i parë që bën ai në këtë vepër është identifikimi i kohës sipas Shën Agustinit, filozofit të madh të teologjisë i cili në veprën e tij “Les confessions” (“Rrëfimet”), në vëllimin XI, duke folur për kohën dhe duke iu drejtuar Hyut, thotë se unë në jetën e përditshme, kur jetoj çdo ditë, e di se çfarë është koha, por kur më pyesin, o Hyu im, nuk di të përgjigjem. Ai dallonte kohën universale, kozmike dhe kohën reale dhe është i pari që përcaktoi se e tashmja nuk ekziston, por ekziston e tashmja e së shkuarës, e tashmja e së ardhmes dhe e tashmja e së tashmes. Në përfundim të këtij arsyetimi, Ricoeur thekson se ajo që ekziston realisht është e shkuara dhe pesha e veprimeve tona, e ideve tona varet nga e shkuara, sepse koha reale është një rrjedhë sekondash që nuk ka ndalim. Për të treguar historinë ne duhet të përdorim nocionin e mbylljes, pra ta kufizojmë atë segment që duam të tregojmë dhe të rrëfejmë sipas modeleve dhe teorive të ndryshme. Vështruar në këtë pikë, historia bëhet një tekst. E bëra gjithë këtë hyrje të gjatë, sepse ngjarja që prodhoi Edi Rama në Beograd u bë një tekst i lakmuar dhe mbi atë tekst u vërsulën të gjithë ashtu si në një sport kombëtar dhe gjithsekush e rrëfeu ashtu si mundi, por, në pjesën më të madhe, ky tekst u rrëfye me ndihmën e metodologjisë nomologjike, pra sipas një ligjësie që mbështetet në sociologjinë nacionalromantike, nga njëra anë, dhe në nihilizmin realisto-komunist nga ana tjetër. Është shumë interesante të vihet re se gjithë këtë ngjarje e shkaktoi një thënie deklarative ose një thënie konstatuese. Edi Rama në esencë tha se Kosova është një realitet tjetër, se pavarësia e saj është e pakthyeshme dhe Serbia duhet ta njohë këtë realitet. Ky tekst i Edi Ramës nuk ka asnjë shenjë ofensive. Është një konstatim. Pikërisht këtu qëndron edhe fuqia e efektit që ka ligjërimi postkomunist. Në ligjërimin postkomunist zotëron informacioni dhe thëniet konstatuese vendosen në të tashmen e së tashmes siç thoshte Shën Agustini. Ligjërimi postkomunist nuk përdor konstrukte që ndërtohen me të tashmen e së shkuarës. Ligjërimi postkomunist ndryshon nga ligjërimi totalitar dhe etnocentrist. Ky i fundit që u manifestua në thënien e Vuçiç ndërtohet mbi konstruktet e së shkuarës dhe ka si karakteristikë ndalimin e kohës reale. Ndërsa ligjërimi postkomunist që u manifestua në thënien e Edi Ramës e lë kohën të rrjedhë dhe projektohet mbi të tashmen e së ardhmes, siç thoshte Shën Agostini.

Panair-Pazari

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

Java që nisi me narrativën e Beogradit po mbyllet me një ngjarje që të kujton më shumë panairet që hapeshin dikur tek Ekspozita “Shqipëria Sot”. E kam fjalën për Panairin e Librit 2014 që vetëm shfaqje dhe manifestim kulture nuk mund ta quash. Një rrëmujë totale, një pazar-rrëmujë me njerëz që hyjnë e dalin kuturu, një ambient që ngjet më shumë me “Tregun çam” të dikurshëm. Vetvetiu të vjen të pyesësh: vërtet shqiptarët po dashurohen me librin? Statistikat tregojnë të kundërtën. Libraritë para Panairit ishin në një gjendje kritike për shkak se shitja e librit ka rënë në mënyrë tragjike. Si ka mundësi që po ata libra që kanë ndenjur me muaj të tërë nëpër librari, befas, sapo vendosen në Panair bëhen tërheqës për lexuesin? Sipas meje, sindroma e panairit mund të shpjegohet në disa mënyra. E para është çështje identifikimi. Për çdo familje normale vizita në panair është një mundësi për të qenë në kontakt fizik me librin. Në disa raste është një dëshirë e sinqertë e shumë familjeve që duan t’i ballafaqojnë fëmijët me shenjën më të lartë të qytetërimit – që është libri. Vizita në Panair dhe blerja e një libri ashtu siç mund të ndodhë në çdo treg, është një dëshirë për ta identifikuar veten dhe familjen me pjesën elitare të shoqërisë. Mirëpo gjithë kjo dëshirë pozitive përplaset me anarkinë organizative dhe amullinë e vlerave. Përshtypja e parë që të krijohet është se pjesa dërrmuese e atyre që kanë punë me librin kanë kaluar në ilegalitet. Ti sheh në edicione lajmesh që jepen çmime për autorë që as nuk i njeh kush dhe as nuk i ka lexuar kush. Të duket se tani libri nuk është më një shenjë e kulturës së lartë, por është kthyer në një Panair–Pazar. Hierarkinë e vlerave nuk e përcakton më elita e një vendi, por tregtarët e panairit, të cilët bëjnë kujdes që malli të jetë sa më pak i njohur dhe mundësisht të jetë futur pa doganë. Këtë trishtim e pashë edhe në sytë e mjeshtrit tonë të madh, Kadare, kur po merrte çmimin “De Rada” dhe kur një gazetare i bëri pyetje nga ato që mund të bëhen vetëm në Panair-Pazar. Por ky trishtim ishte më i thellë në qoftë se ti kërkoje të blije veprat e plota të De Radës.

 

Mashtrim italian me De Radën

Logoja e këtij Panairi ishte “De Rada”, sepse ky vit shënonte 200-vjetorin e tij dhe edhe çmimi më i lartë ishte pikërisht ai që mbante emrin e poetit tonë të madh. Po ashtu, Instituti i Kulturës Italiane, Ministria jonë e Kulturës dhe nuk e di kush tjetër kishin ndihmuar për të realizuar botimin e plotë të veprave të De Radës, të cilin ne, shqiptarët e Shqipërisë sipas profesor Mandalasë nuk e kuptuakemi dot. Me idenë që ta kuptoja më mirë De Radën u nisa që ta blej veprën e plotë të tij, por aty u ndesha me një proçkë tipike italiane. Ngjitem në cepin ku ishte vitrina e botimeve të Institutit të Kulturës Italiane dhe i them zonjushës që shiste librat se dua të blej kompletin e veprave të plota të De Radës. Ah, më thotë, duhet të lini emrin dhe mbiemrin këtu dhe një numër telefoni dhe ne ju lajmërojmë që të vini ta merrni në filan vend. Si? Më kapi e qeshura, më kapi inati m’u kujtuan listat e komunizmit, por e kisha dhe e kam të vështirë ta kuptojë këtë italianizëm. Për të botuar këtë vepër kanë kontribuar disa institucione dhe shteti ynë gjithashtu. Po pse ky libër nuk gjendet në panairin që mban emrin e De Radës. Ky është paradoksi dhe mrekullia e Panair-Pazarit. Zbres shkallët dhe me një mijë e një mundime arrij të dal nga Pallati i Kongreseve. Më vijnë ndërmend shumë gjëra, por një gjë nuk më shqitet nga mendja. Po u bënë bashkë shqiptarë dhe italianë, atëherë mashtrimi është i mrekullueshëm. Vetëm këtë nuk e kisha menduar kurrë, se do të merrja me listë librin e De Radës, këtë jo nuk e kisha menduar. Mirëpo, siç e thashë, po u bënë bashkë italianë e shqiptarë mrekullitë nuk kanë fund. E mbani mend spitalin e Nënë Terezës? Është një nga mrekullitë e mashtrimit italo-shqiptar.

Previous Post

Vuçiç shpërfill Sheshel: Kam gjëra më të rëndësishme për të bërë

Next Post

Protesta e 22 nëntorit në Tiranë,kundër rritjes së çmimit të energjisë, mosrritjes së pagave dhe pensioneve

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

Next Post

Protesta e 22 nëntorit në Tiranë,kundër rritjes së çmimit të energjisë, mosrritjes së pagave dhe pensioneve

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.