Kryeministri serb Aleksandër Vucic iu përgjigj deklaratave të bëra nga i akuzuari për krime lufte, Vojislav Sheshel. Vucic tha se ka gjëra më të rëndësishme për të bërë se sa të merret me Sheshel, dhe nëse ka të pakënaqur në Partinë Progresiste qe drejton, ata e kanë derën e hapur për t’u kthyer tek Radikalët e Vojislav Sheshel. Madje Vucic shtoi se kjo ishte një gjë e mire, pasi secili do të tregonte fytyrën e vërtetë. Kryeministri serb theksoi gjithashtu se nuk ka asnjë mbështetje për të mbajtur postin që ka, por të qenit kreu i ekzekutivit është falë aftësive te tij.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















