• Latest
  • Trending
  • All

Diplomacia e heshtjes nuk shëron gangrenën e etno-nacionalizmit

15/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Diplomacia e heshtjes nuk shëron gangrenën e etno-nacionalizmit

15/11/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Andrea Stefani

Në korrik 1946, Enver Hoxha, atëmot kryeministri i Shqipërisë, fluturonte në Beograd për t’u takuar me Josip Broz Titon edhe për problemin e Kosovës. Rreth 70 vjet më vonë, Edi Rama, kryeministër i shtetit të Shqipërisë, ia hipi avionit për në Beograd për dialog me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ku çështja e Kosovës do të ishte përsëri prezente. Gjë që dëshmon se realitetet e ngurta e statike bëjnë që historia të përsëritet. Gjithsesi, me ato veçori, thelbësore ose jo, që imponojnë rrjedhat e kohës. Për shembull, nëse rezultatet e bisedimeve Enver-Tito janë pranuar pa debate nga opinionet e të dyja shteteve, një veçori e kohës së sotme është formulimi i lirë i opinioneve nëse bëri mirë apo keq Rama që e përmendi nevojën e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia? Apo nëse i ka shërbyer një gjë e tillë shkrirjes së akujve në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë apo ka ndjellë të kundërtën?

***

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Por, më shumë se rrethanat, janë qëndrimet e njerëzve ato që përcaktojnë se në çfarë mase historia, për të mirë apo për të keq, do të përsërisë vetveten. Në vitin 1946, Enver Hoxha i tha Titos, të paktën kështu shkruan ai në kujtimet e veta, se shqiptarët kishin luftuar për një Shqipëri të lirë e sovrane, pjesë e së cilës duhet të ishin edhe Kosova dhe viset e tjera në Jugosllavi të banuara nga shqiptarët.

“Ka ardhur koha që ky problem nacional të zgjidhet drejt nga dy partitë tona”, citon veten Hoxha në kujtimet e tij.

E vërteta ishte se gjatë Luftës së Dytë Botërore, partitë komuniste në të gjithë vendet e pushtuara nga fuqitë e Boshtit, ndërsa luftonin për çlirim kombëtar kishin premtuar edhe zgjidhjen e çështjeve nacionale të trashëguara në përputhje me parimin e vetëvendosjes së kombeve. Në përputhje me këtë premtim, popullsisë në Kosovë, por edhe në vise të tjera të banuara nga shqiptarët, duhet t’i jepej e drejta e vetëvendosjes. Po si u përgjigj Tito ndaj kërkesës së Hoxhës?

“Jam dakord me pikëpamjen tuaj, por tash për tash nuk mund ta bëjmë dot këtë gjë, sepse serbët nuk do të na kuptojnë”, shkruan Hoxha, një përgjigje që përputhet edhe me ato që raportohen nga dokumente të tjera historike.

Enver Hoxhës i përkiste që të këmbëngulte për zbatimin e parimit të vetëvendosjes. Në fund të fundit, edhe ai mund ta kundërshtonte Titon me të njëjtin argument: në rast se ju nuk ju kuptojnë tash për tash serbët, po ne si do të na kuptojnë shqiptarët?! Enver Hoxha nuk e bëri një gjë të tillë, sepse ishte i dobët para Titos dhe e dinte se një këmbëngulje për Kosovën do të thoshte të rrezikonte seriozisht pushtetin. Enveri preferoi të mos e rrezikojë pushtetin, duke braktisur çështjen e Kosovës dhe viseve shqiptare në Jugosllavi. Ai heshti, nuk protestoi askund, pranoi. Sa për shqiptarët, ata heshtën bashkë me të, sepse ai dinte t’i bënte të heshtnin.

***

Rreth 70 vjet më vonë, para dilemës nëse duhet të flasë për Kosovën apo jo, ndodhet një tjetër kryeministër shqiptar. Duhet të flasë përsëri për Kosovën, sepse heshtja e mbajtur nga brezat e mëparshëm të politikanëve, bëri që ajo të gangrenizohet për dekada të tëra duke e trashur të keqen. Prandaj, edhe të gjejë më në fund zgjidhje vetëm kur kosovarët pas një gandizmi shumëvjeçar, por të shpërfillur rugovian, “folën” me grykën e pushkës me anë të UÇK-së. Kjo përpjekje dhe luftë për çlirim përballë një reagimi kriminal të regjimit të Millosheviqit, krijuan premisat dhe justifikimin historik të ndërhyrjes vendimtare të NATO-s, pa të cilën Kosova, edhe sot e kësaj dite, nuk do të qe e pavarur.

Mësimi i historisë në këtë rast është se të heshtësh për “diplomaci” kur ka ardhur momenti i përballjes me të vërtetën, nuk ndihmon aspak. Enver Hoxha heshti ku i tha Titoja se nuk do ta kuptonin serbët, por kanë kaluar rreth 70 vjet dhe serbët përsëri nuk e kanë kuptuar se Kosova e meriton lirinë dhe pavarësinë e saj. Prandaj, dhe Edi Rama nuk heshti për Kosovën. Edhe pse në vend të Titos kishte përballë kryeministrin Vuçiq, që për të njëjtin shkak “se serbët nuk do ta kuptonin”, do të kish preferuar që Rama të heshtte për Kosovën. Dhe, mendoj se ata që sot e kritikojnë Edi Ramën se foli më shumë dhe më fort nga ç’duhet në Beograd, do ta kritikonin se nuk foli fort dhe sa duhet po të kish dëgjuar këshillat e vonuara që ata japin sot.

Ndaj, mendoj se bëri mirë që tha një të vërtetë. Është e qartë se shumë janë hidhëruar nga kjo e vërtetë në Beograd, por a nuk thonë amerikanët se e vërteta është një pilulë e hidhur që shëron?! Serbët do të shërohen nga nostalgjitë e sundimit dhe gjakimet nacionaliste ndaj Kosovës vetëm duke u përballur me të vërtetën e pavarësisë së saj dhe jo me heshtjen. Një realitet i hidhur nuk zhduket duke mos folur për të. Aq sa zhduket bota duke mbyllur sytë. Akoma më pak duke detyruar edhe të tjerët të mbyllin sytë, të mos flasin për të.

***

Dialog konstruktiv do të thotë, mbi të gjitha, të flasim për ato që nuk biem dakord. Se për ato që biem dakord nuk ka nevojë të tjerrim shumë. Ndërkaq, sikundër thoshte Rusoi, të vërtetat e pathëna prodhojnë helme vdekjeprurëse për një shoqëri. Dhe a nuk prodhuan të vërtetat e pathëna apo të neglizhuara për dekada me radhë për Kosovën, luftën? Shqipëria ka një objektiv, atë të integrimit, të Evropës së Madhe, që u jep zgjidhjen me koeficientin maksimal të lirisë dhe të paqes të gjitha ngatërresave etnike ne Ballkan.

Në funksion të kësaj aspirate dhe aspak nga ndonjë gjakim nacionalist, Shqipëria është e interesuar që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës, sepse një gjë e tillë do të jetë kriter themelor që do të vlerësojë europianizimin e politikës serbe dhe shoqërisë serbe. Rama nuk mund të heshtte për këtë të vërtetë sado të hidhur, por shëruese. Nuk mund të respektonte një tabu që i ka rrënjët në justifikimin tradicional të politikanëve serbë se “nuk do na kuptojnë serbët”. Vetëm e vërteta që vjen nga liria e të thënit të çon te liria dhe të shëron nga nacionalizmi. Diplomacia e të pathënave, e respektit të tabuve të nacionalizmit etnik nuk ka ndihmuar dhe nuk do ta ndihmojë kurrë shërimin dhe lirinë!

Previous Post

Ish-shefi i diplomacisë serbe Drashkoviç: Pavarësia e Kosovës është një realitet i pandryshueshëm

Next Post

E keni “zbilu”!

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

E keni “zbilu”!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.