Një varr dhe një skelet njeriu janë zbuluar gjatë gërmimeve në tumbën Kasta në Amfipolis. Sipas informimit zyrtar të ministrisë së kulturës, në një thellësi 1,60 m nga gurët e shpëtuar të dyshemesë, u zbulua një varr i madh në formë drejtkëndëshe, gozhdë prej hekuri dhe bronzi, si dhe dekoracione kockore dhe qelqi të arkivolit, brenda dhe jashtë të cilit u gjetën eshtra. “Gërmimet nuk kanë përfunduar, do të vazhdojmë sepse tumba ruan shumë sekrete”, tha gjatë një konference për shtyp arkeologia Katerina Peristeri që drejton punimet. Nga ana e saj, sekretarja e përgjithshme e ministrisë së kulturës, Lina Methoni, tha se “me zbulimin e varrit dhe të skeletit të të vdekurit përfundon faza aktuale e gërmimeve arkeologjike. Mbeten shumë për të bërë për tërësinë e monumentit që mbulon tumba Kasta”.
Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha
Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

















