Kroacia po përgatit disa padi penale kundër Serbisë për kriminelët e luftës.
Një gjë e tillë do tia vështirësojë rrugën shtetit serb drejt Bashkimit Evropian.
Ministri i Drejtësisë së Kroacisë, Orsat Miljeniq thotë se Kroacia do t’i kushtëzojë negociatat e Serbisë për anëtarsim në BE me padi të reja për krime lufte.
Miljeniç tha se Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për ata gjëra të cilat i ka bërë në të shkuarën.
“Serbia duhet të japë përgjegjësi përp krimet e luftës. Ne si qeveri do të padisim çdo rast që ka të bëjë me krime kundër kroatëve”, ka shtuar ministri i Jashtëm, transmeton Lajmi.net.
Sipas tij, padia penale kundër Serbisë duhet të shkojë deri në nivelet më të larta.
Orsat Miljeniç ka theksuar se Serbia duhet të njohë realitetin siç është, të dënojë krimet e luftës dhe pas kësaj të shohë drejt rrugës evropiane.
















