Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, është liruar sot nga arrestit shtëpiak, në të cilin ka qëndruar një muaj.
Ai, para arrestit shtëpiak, kishte qëndruar një muaj në paraburgim, me dyshimin e bazuar prishje e rendit kushtetues, shkruan Telegrafi.
Krasniqi, ishte arrestuar me grupin e imamëve, me datën 17 shtator të këtij viti.
Deri më tani të gjithë të arrestuarit, në grupin e imamëve, janë liruar nga masa e paraburgimit, të arrestuar me dyshimin e bazuar prishje të rendit kushtetues dhe nxitje për rekrutim në organizata terroriste
















