Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar paraditen e sotme një tryezë me përfaqësues të biznesit në qendër të të cilës ishte paketa e re fiskale për vitin 2015.
Basha akuzoi qeverie se nuk ka qenë fare transparente në paraqitjen e projketbuxhetit të ri, të cilin sipas kryedemokratit mazhoranca po përpiqet ta kalojë nën rrogoz, duke mos u konsultuar fare me grupet e interesit.
Basha deklaroi se paketa e re fiskale asgjëson rritjen ekonomike, asgjëson shanset që biznesi shqiptar i vogël, i mesëm, i madh të investojë në rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
“U vërtetua para pak ditësh se shqetësimet për këtë paketë nuk ishin vetëm tonat, por ishin edhe për biznesin. Sot çdo shqiptari i merren 670 mijë lekë më shumë se çfarë ka paguar mesatarisht si një agregat i taksave të drejtpërdrejta nacionale dhe jo të drejtpërdrejta. Kjo është e papranueshme për ne dhe një kambanë e alarmi për biznesin. Në këto kushte kjo është të vrasësh ekonominë, të asgjësosh shpresën për shpresë”, tha Basha.
Kreu i opozitës i bëri thirrje mazhorancës që të tërhiqet nga paketa fiskale që e cilësoi një gabim të madh, ndërsa tha se 3 javët e caktuara për konsultime janë një kohë e shkurtër.















