Është promovuar sot, në oborrin e Muzeut Etnologjik “Emin Gjiku”, kalatogu “Cikli i jetës”, i cili është përpiluar dhe botuar me ndihmën e projektit “Promovimi i diversitetit kulturor në Kosovë”, projekt ky i financuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa i implementuar nga Këshilli i Evropës.
N[ këtë aktivitet, që ka për qëllim të promovojë vlerat e trashigimisë kulturore kosovare, folën Avni Manaj, koordinator për kapacitetin institucional për trashëgimi, përfaqësuesja e Bashkimit Evropian dhe udhëheqëse e ekipit për zhvillim social në Zyrën e BE-së në Kosovë, Gaby Hagmuller, ushtruesi i detyrës së shefit të misionit të Zyrës së Këshillit të Evropës, Andrew Ford, drejtoresha e Departamentit të Trashëgimisë në Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vjollca Aliu, si dhe profesori i Fakultetit të Etnologjisë, Ukë Xhemaj.
Gaby Hagmuller vlerësoi lartë bashkpunimin për krijimin e këtij katalogu, që sipas saj vë në pah historinë dhe trashëgiminë kulturore të shtetit të Kosovës. Ajo, ndër tjerash, tha se trashëgimia kulturore luan rol të rëndësishëm në zhvillimin e njerëzor dhe në identitetin e një komuniteti.
Andrew Ford tha se është i mahnitur me pasurinë e trashigimisë kulturore që ka Kosova dhe ka vlerësuar lartë punën dhe përkushtimin që kishte grupi punues i këtoj katalogu.
Avni Manaj theksoi se ky katalog përmbanë të gjitha vlerat trashigimore që ka Muzeu Etnologjik.
Ndërsa,Vjollca Aliu vlerësoi lartë bashkëpunimin ndërinstitucional duke thënë se një bashkëpunim i tillë të shfrytëzohet si model për të gjitha institucionet tjera në nivel të vendit.
Profesor Xhemaj tregoi se synimi i këtij katalogu ka qenë që shumë nga vlerat që janë brenda në Muzeun Etnologjikt të ju ofrohen jo vetëm atyre që vijnë në muze, por edhe atyre që nuk kanë mundësi që të vijnë e t’i shohin këto vlera.
Ky katalog pohohet se do të jetë si udhërrëfyes për të gjithë vizitorët dhe brezat e ardhshëm si dhe do të vijë shumë shpejt edhe në gjuhën shqipe dhe atë serbe.


















