Pikërisht këtu, 9 vite ma parë, në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, dy persona kanë humbë jetën nga shpërthimi i bombolave të gazit.
Nga shpërthimi i bombolave të gazit me 15 Mars të vitit 2008, në Prishtinë, si pasoje kane vdekur Bekim Muharremi dhe Ismajl Sadiku, dhe janë lënduar shumë të tjerë.
Ndonëse kanë kaluar 9 vjet nga ky shpërthim, i cili qe fatal për dy persona në Prishtinë, gjykimi i këtij rasti nuk ka përfunduara ende në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Njëri Prokuror i sëmurë, tjetri i papërgatitur, këto janë veç disa nga arsyet e shtyrjeve të seancave për ketë rast.
Kështu të paktën thotë për Televizionin Rrokum, Nazlije Sadiku, bashkëshortja e Ismajl Sadikut, viktimës së bombolës së Gazit.
Sipas aktakuzës së 17 Shtatorit 2008, të pandehurit Muhamet Prapashtica, Besnik Sadiku dhe Faton Canolli, janë akuzuar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, përderisa Ahmet Frangu dhe Nafije Osmani akuzohen për shpërdorim të detyrës zyrtare.
Po pse po zvarritet kaq vjet ky proces gjyqësor? Për këtë shprehet edhe i mbijetuari i shpërthimit, i cili ishte në shkallën e tretë të djegies.
Avokati i Nazlije Sadiku, bashkëshorti i të cilës humbi jetën nga eksplodimi i bombolës së gazit në Pompen e benzinës “M-Gas Petrol”, thotë se raste të tilla zvarriten mbasi lidhen me njerëz te biznesit.
https://www.youtube.com/watch?v=yVgM_C18sSk?feature=oembed&w=640&h=360


























